Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Bajzë në Malësi të Madhe.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues të banesës së shtetasit L.K. Në banesë bëhet me dije se ka qenë vetëm djali i tij 19 vjeçari L.K.

Njoftimi nga Policia e Shkodrës

Malësi e Madhe

Më datë 31.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues të banesës së shtetasit L. K., në të cilën ka qenë vetëm djali i tij, shtetasi L. K., 19 vjeç. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb