Plagosje me armë zjarri në Shijak. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është plagosur 28-vjeçari Henri Isai.

I riu ka marrë plagë në këmbë. Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorit. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli e po krihet zona.

Informacion paraprak
Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Henri Isai, 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: