Të shtëna me armë zjarri në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të kësaj të marte, gjatë një konflikti mes disa personave, para ambienteve të një lokali.

Por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, përveç panikut që është krijuar në zonë nga të shtënat e armës.

Policia ka gjetur dy gëzhoja në vendngjarje ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë konfliktit, teksa personat e përfshirë nuk janë identifikuar ende.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb