SHBA- Një adoleshent mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën në afërsi të një shkolle në Boston. Ngjarja ndodhi, pranë shkollës “Jeremiah Burke”.
Siç raportojnë mediat amerikane, një person ka hapur zjarr duke lënë një të vdekur e dy të plagosur, ndërsa plagë të lehta ka marrë edhe një grua 60-vjeçare që po kalonte në rrugë.
Policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes. Shkolla në fjalë dhe tri të tjera në zonë janë mbyllur menjëherë.

(sh.i/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb