SHKODËR

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër, ku i plagosur ka mbetur Mikel Fusha. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb”, se autori i plagosjes është Elvis Leknderaj.

Po ashtu, ai ka sjellë për redaksinë e “BalkanWeb” rrëfimin e nënës së të plagosurit, Fusha. Sipas nënës, djali i saj dhe autori kishin një javë që ishin konflikutar në lokalin ku punon i biri.

Gjatë konfliktit, autori Leknderaj, ka thyer tavolinat e lokalit. Ndërkohë sipas saj, policia ishte në dijeni për ngjarjen.

“Djali dhe autori janë konflikutar para një jave, në lokalin ku punon Mikeli. Autori ka thyer tavolinat e lokalit ku punon djali, ndërkohë policia ka pasur dijeni për ngjarjen”, ka thënë nëna e djalit.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në zonën e quajtur “Mark Lula”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb