Dashamirësit e futbollit shqiptar në fundjavë do ti japin fund pritjes së gjatë për të parë skuadrat e tyre të zemrës në fushën e lojës. Të shtunën starton Kategoria Superiore me Kukësin kampion që do të nis mbrojtjen e titullit në qytetin verilindor kundër debutuesve të Kamzës, një skuadër që këtë verë mund të cilësohet si mbretëresha e merkatos.
Ky takim është parashikuar të zhvillohet në orën 16:00 në stadiumin “Zeqir Ymeri”.
E shtuna do të jetë e ngarkuar pasi në orën 19:00 luhen edhe dy takime të tjera mjaft interesante, Skënderbeu do të presë Flamurtarin në Korçë, ndërsa Teuta e Maganit do të ndeshet me Luftëtarin.
Dy takimet e tjera janë të rezervuara të dielën. Në orën 16:00 Lushnja do të luajë kundër Vllazisë, ndërsa Partizani në orën 19:00 mbyll javën e parë kundër Laçit në stadiumin “Selman Stërmasi”.
KATEGORIA SUPERIORE, JAVA E PARE
E SHTUNË
Kukesi – Kamza (16:00)
Skënderbeu – Flamurtari (19:00)
Teuta – Luftetari (19:00)
E DIELË
Lushnja – Vllaznia (16:00)
Partizani – Laçi (19:00)
(e.k/BalkanWeb)