Regjistrohen dy raste të dyshuara me variantin Delta të koronavirusit në Pogradec.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Lorena Kodra, e cila njofton se bëhet fjalë për një familje në një fshat të Pogradecit. Ata janë kthyer pas në doganën e Kapshticës, pasi kanë bërë Rapid Testin në palën greke.

Burimet theksojnë se rastet e dyshuar me variantin Delta kanë qenë të vaksinuar me 2 doza të Pfizer. Ndërkohë, mësohet se është bërë karantinimi i personave të dyshuar dhe kontaktet e tyre dhe pritet përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb