Përmes një lidhjeje direkte për studion e emisionit “Me zemër të hapur” të Evis Ahmetit, babai i Sabrina Bengajt, 23-vjeçares që u vra nga ish-burri tregoi detaje të reja të marrëdhënies mes tyre.

Ai hedh gishtin e akuzës ndaj drejtësisë shqiptare, që sipas tij e ka liruar ish-dhëndrin në mënyrë të paligjshme. Ai kërkon nga organet e posaçme drejtësi për vajzën e ndjerë.

“Nuk po flas se po kërkoj mëshirë. Falenderoj të gjithë Fierin e të gjithë miqtë e mi, që më dhanë kurajo e çdo gjë. Kjo është pabesi, vritet tragjikisht bija ime. Ne nuk kemi si traditë për të vrarë një femër. Unë akuzoj gjykatësin, prokurorinë e Fierit dhe tre mjekët. Ata e kanë nxjerrë si me sëmundje mjekësore ish-dhëndrin, por është falso.

Ish-dhëndri im ka qenë një plehrë. Do të thotë që pasi më kanë mashtruar vajzën, ku s’kam qenë prezent në Shqipëri, kam qenë i larguar. Sabrina është njohur kur ka qenë 14 vjeçe. Në rrëmbimin nga shkolla, kishte marrë pjesë dhe mamaja e tij. Unë e akuzoj atë, sepse ajo ka akuzuar se armën e ka gjetur në shtëpinë time.

Vajzën time e vrau shteti, që liroi këtë plehrë. Unë kërkoj drejtësi. Unë kërkoj dënim me varje. Nëna është akuzuar për rrëmbimin e vajzës. Ajo ka thënë që armët janë marrë në shtëpinë time, pse nuk dha Prokuroria urdhër që të më kontrollonte? Nëna e tij duhet të shkojë në burg. Ajo ka deklaruar se vajza ime dashurohej ende me djalin e saj. Ajo është intrigante. Ajo do të përgjigjet para drejtësisë”, tha babai i Sabrinës.

Ndër të tjera, babai i 23-vjeçares ka treguar se ka telefonuar me ish-dhëndrin disa ditë para ngjarjes së rëndë. Sipas tij, komunikimi i tyre s’ka qenë kërcënues si ka dalë në mendja, por objekt ka qenë vajza e vogël dhe takimet e zhvilluara me të.

“Unë kërkoj varje direkt, ose do të bëjmë west. Akuzoj direkt gjykatën, mjekët kush ka firmosur dhe prokurorinë, ku janë armët dhe ku janë gjetur. Meqenëse në mes ndodhej një fëmijë, nuk i shtova gjërat për dinjitetin dhe kulturën time. Bëmë ndarjen me ligj e çdo gjë dhe gjithsecili në punë të vet. Nuk kërkova dënim për rrëmbimin. Unë akuzoj komplet drejtësinë shqiptare, që do të thotë që janë të korruptuar. Policia e Fierit ku është. Ajo duhet të ishte në shtëpi. Më mori Eltoni në telefon.

I kam thënë që ka të drejtë të marri vajzën dhe ta shikojë. Nga ana ime s’ka pasur asnjëlloj problemi, kam qenë shumë e hapur. Eltoni më ka marrë në messenger, por unë s’i kam kthyer përgjigje”, shtoi babai i viktimës.

Sakaq, babai i vajzës tregoi se ditën e sotme nusja e djalit ka sjellë në jetë një dalë dhe mbesën e kanë quajtur pikërisht Sabrina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb