Duket si e largët historia e dashurisë mes Teas dhe Veselit në “Big Brother 8”. Çifti e konfirmojë lidhjen vetëm pas përfundimit të spektaklit, ku Veseli u shfaq fitues. Por dukej se kjo histori do të përfundonte shpejt, duke i lënë vend një dashurie të madhe.
Ditët e fundit vetë Tea ka publikuar një foto ku shihet në krah të Kristit, një tjetër ish-banori. Ndonëse Kristi Becka e shfaqi hapur tërheqjen karshi bukuroshes Tea Zhuli, sërish ajo asokohe zgjodhi Veselin.
Por vetë koha tregoi se midis dy të rinjve pati më shumë, pasi sot ata janë të lumtur pranë njëri-tjetrit. Tea e ka nisur këtë vit të ri në krahët e Kristit, shkruan Bluetooth.
Në ditët e para të janarit ajo publikoi një pozë, ku çifti i ri shfaqen të përqafuar dhe fansat e shumtë i komplimentojnë. Sipas miqve të përbashkët, dy të rinjtë janë lidhur para disa muajsh. Sipas tyre, Kristit iu desh shumë kohë që t’ia fitonte zemrën bukuroshes nga Korça, por duket se ia ka dal më në fund. Sot Tea dhe Kristi janë të pandarë. Tashmë lidhja e tyre nuk është sekret edhe për familjarët e tyre. Mbetet për t’u parë sesi do të ecë kjo marrëdhënie e re mes dy personazheve të mirënjohur.
(Bluetooth/GazetaShqiptare)
