Këshilltari i Bashkisë së Tiranës të Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka prezantuar anëtarin më të ri të PL.

Blushi tha se anëtari më i ri i Partisë së Lirisë është Eduard Burimi, që vjen nga Nju Jorku.

Postimi i Tedi Blushit:

Shumë i lumtur t’i uroja sot mirëseardhjen në Partinë e Lirisë, anëtarit tonë më të ri, shqiptaro-amerikanit, Eduard Burimi, nga Kolonja e rrënjëve tona, i cili ka ardhur nga Nju Jorku, ku banon prej 34 vitesh për të na mbështetur fuqimisht për vënien në jetë të 5 prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus.

Diaspora jonë në SHBA është pasuri e çmuar kombëtare dhe vlerë e pazëvendësueshme, që e meriton të jetë pjesëmarrëse shumë më aktive dhe vendimarrëse në zhvillimet e vendit tonë!

Koha që diaspora të kontribuojë për fatet e Shqipërisë po afron!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: