Ashtu siç pritej eliminimi nga Champions do të shoqërohet me pasoja tek Inter. Efektet do të ndjehen menjëherë në merkaton e dimrit. Për blerje as që bëhet fjalë, ose të paktën jo nëse nuk vetëfinancohen nga skuadra. E thënë më qartë, nëse do të afrohet ndonjë lojtar, kjo do të bëhet duke shitur një ose disa të tjerë. Dhe lista në dalje është e gjatë.

Genoa Cfc V Fc Internazionale Serie A
Genoa Cfc V Fc Internazionale Serie A

Antonio Conte i ishte vënë në dispozicion një grup i rëndësishëm futbollistësh që duhet të përballonin një sezon të ngjeshur në Serie A dhe Champions League. Por tani jashtë Europës, zikaltërit duhet të lehtësohen, përveçëse në numër edhe në financa. Në krye të listës së lojtarëve me valixhe në dorë është Kristian Eriksen. Danezi as që iu afrua pritshmërive, ndërsa nuk është aspak I kënaqur me trajtimin që i ka bërë trajneri Conte. Jashtë planeve të teknikut janë gjithashtu dy mesfushorët Vecino dhe Naingolan si dhe sulmuesi i ri Pinamonti. Sipas mediave italiane, nuk përjashtohet mundësia që bashkë me ata të largohet edhe Ivan Perisic.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: