Kompania Samsung ka azhornuar aplikacionin e tij Flow, për të ofruar mbështetje për opsionin Windows Hello në sistemin operativ Windows 10.

Pajisjet si Galaxy S6, S7 dhe S8 mund të hapin kompjuterët me Windows 10 përmes ndihmës së skanerit për shenjat e gishtërinjve.

Samsung për herë të parë ka prezantuar këtë mundësi për Galaxy TabPro S, vitin e kaluar, ndërsa azhurnimi i ri do të përfshijë madje edhe kompjuterët personalë.

Përveç hapjes me ndihmën e skanerëve për shenjat e gishtërinjve, Samsung mundëson sinkronizimin e notifikimeve në telefonin e mençur dhe në kompjuter, gjë e cila më herët ishte e mundshme vetëm për kompjuterët Samsung, shkruan KP. Versioni i ri i aplikacionit Flow tashmë është i pranishëm.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: