Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Austri, ku tre vajza të vogla janë gjetur të vdekura, ndërsa policia ka dyshime se pas krimit fshihet nëna e tyre. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:20 të mëngjesit, ku nëna thuhet se ka njoftuar policinë në telefon.

“Një grua 31-vjeçare telefonoi policinë në 5.20 të mëngjesit të Shtunën duke thënë se ajo kishte vrarë fëmijët e saj dhe donte të vriste veten”, tha policia e Vjenës.

Oficerët shkuan në një apartament në rrethin e Donaustadt ku arrestuan gruan e cila u gjet me disa plagë. Trupat e tre fëmijëve, 9, 3 dhe 8 muajsh, u gjetën pajetë në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetimet vijojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: