Telegram, aplikacioni për mesazhe të koduara që mësohet që është përdorur si mjet komunikimi nga Shteti Islamik, ka mbyllur dhjetëra kanale komunikimi që janë përdorur nga grupi terrorist. Shërbimi thuhet se ka mbyllur këtë javë 78 kanale me 12 gjuhë të ndryshme. Këto kanale i lejonin një përdoruesi që t’i dërgonte mesazhe ndjekësve të tij.

“U shqetësuam kur mësuam se kanalet publike të Telegram janë përdorur nga ISIS për të përhapur propagandën e tyre. Po shikojmë me shumë kujdes të gjitha raportimet që na janë dërguar tek abuse@telegram.organd dhe po marrim masat e duhura për të bllokuar kanale të tilla. Vetëm këtë javë kemi bllokuar 78 kanale që lidhen me ISIS-in në 12 gjuhë të ndryshme,” shkroi kompania në një postim në blogun e saj.

Telegram është themeluar para dy vitesh si një aplikacion për mesazhe që ka si fokus kryesor privatësinë. Aplikacioni është krijuar nga inxhinierët Nikolai dhe Pavel Durov, të cilët kanë themeluar edhe rrjetin social rus VK, citon krokodili. Ai është i ngjashëm me WhatsApp-in, vetëm se ka disa veçori më të mira për sigurinë, si “bisedat sekrete” që përdorin kodiminin “end-to-end” dhe mesazhet vetë-shkatërruese.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: