Mungon firma mbi kontratë por nuk ka asnjë dyshim, Erik Ten Hag do të jetë trajneri i ri i Man.United. Mediat angleze shkojnë edhe më tej, duke zbardhur planin e teknikut holandez në krye të “djajve të kuq”.

Sipas “Daily Star”, Ten Hag ka dhënë drejtën jeshile për largimin e C.Ronaldo nga “pallati i ëndrrave”, një lëvizje e guximshme kjo, pasi bëhet fjalë për yllin portugez, pesha e të cilin brenda dhe jashtë fushë është shumë e madhe.

Star
Star

Gjithnjë sipas “Daily Star”, në këndvështrimin e Ten Hag, CR7 nuk është i përshtatshëm për modulin e tij të lojës, një ide që ja ka bërë të qartë edhe drejtuesve të klubit. Jo vetëm Ten Hag, edhe vetë Ronaldo nuk mendonte që qëndronte me gjatë në “Old Traford” në një kohë kur “djajtë e kuq” nuk kanë të sigurt as prezencën në Champions League sezonin e ardhshëm se për trofe as që bëhet fjalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb