Manchester United nuk ia doli të fitojë FA CUP, teksa “Djajtë e kuq” pësuan disfatë në finale 2-1 nga rivalët e qytetit, Manchester City. I zhgënjyer u shfaq para mediave menjëherë pas përfundimit të sfidës, trajneri i United, Ten Hag.

“Ne jemi të thyer, të zhgënjyer sigurisht, por mund të them se jam krenar për skuadrën time. Ne bëmë shumë mirë, pësuam dy gola të butë, por ne ishim ende në lojë. Kishim një shpirt gare fantastik dhe një organizim mjaft i mirë i lojës.

Ishin gola të butë dhe të evitueshëm. Kur luan kundër Sitit dhe të mos pësosh nga loja e hapur është një kredit mjaft i madh për skuadrën, por të pësosh gola të tillë është një zhgënjim.

Kjo skuadrër tregoi karakter dhe personalitet. E dimë që kemi ende punë për të bërë, por kjo do të na bëjë më të mirë. ishte një test për ne, ne nuk ja dolëm, por që mund të marrim shumë gjëra pozitive për sezonin e ardhshëm”, tha Ten Hag.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb