Serbia U21 mposhti 2-1 Rusinë U21 në duelin miqësor, por ndeshja u shoqërua me tensione në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, ndërsa në konflikt u përfshinë edhe lojtarë të tjerë.

Pas ndërhyrjes së pjesëtarëve të të dyja skuadrave, arbitri ndëshkoi dy protagonistët kryesorë. Umnjikov u nxor me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori të dytin të verdhë.

Video ka marrë shpërndarje të gjërë në rrjet, pasi dihet që marrëdhënia mes dy vendeve është e mirë në përgjithësi. Serbia në atë moment kryesonte 2-1, me Mitrovic dhe Veliçkovic që kishin shënuar për vendasit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb