Kjo e hënë ka nisur e trazuar në Bashkinë e Devollit. Kryebashkiaku i ri, Eduard Duro, ka mbërritur në zyrë që në orën 06:30, duke blinduar ambientet e brendshme dhe të jashtme të godinës me forca të shumta policore.

Nga ana tjetër, gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se sapo ka mbërritur në bashki edhe ish-kryebashkiaku Bledion Nallbati, i shoqëruar nga administrata.

Në fjalën e tij para gazetarëve, ish-kryebashiaku ka deklaruar se bashkia është pushtuar dhe administrata nuk mund të punojë nën terrorin e policëve. Ai është shprehur se do të vazhdojë t’iu shërbejë qytetarëve dhe do shkojë çdo ditë te bashkia.

“Bashkia u dhunua në prezencë të deputetëve dhe prefektit të Korçës. Brenda bashkisë ka Forca Speciale. Unë jam kryetari i ligjshëm i bashkisë, i zgjedhur nga 59% e qytetarëve. Do jem këtu çdo ditë, 24orë në ditë.

Do të vazhdoj t’iu shërbej qytetarëve. Bashkia është pushtuar. Nuk di ç’ka ndodhur me dokumentacionin që ndodhet në zyrë. Administrata nuk mund të hyjë në bashki dhe të nisë punën nën terrorin e policisë”, ka thënë Nallbati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb