Tensione në Kuvend. Teksa deputeti i PD-së, Gent Strazimiri kërkoi fjalën për replikë, drejtuesja e seancës, Klodiana Spahiu nuk e ka lejuar. Kjo e fundit deklaroi se ia kishte dhënë fjalën ministrit Lamallari.
Kaq mjaftoi që deputeti i PD-së dhe kolegë të tij të ngriheshin te foltorja, ku ishte dhe Berisha.
“Do ma japësh fjalën. Do ma japësh tani!”, tha Strazimiri. Ndërkohë, pas tensioneve, Spahiu i kërkoi deputeteve që të uleshin në vend, ndërsa më pas ia dha fjalën Berishës.
