Është përshkallëzuar protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit.
Protestuesit ia kanë vendosur flakën koshave të mbeturinave.
Pas kësaj, ka ndërhyrë edhe policia. Protestuesit kanë ikur me vrap, pasi kanë ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Koshat e mbeturinave dhe barrikadat janë përdorur si mjete për të bllokuar rrugën e Durrësit.
Tashmë në rrugë janë nxjerrë edhe autobotët me ujë, për të shpërndarë protestuesit. Ndërkaq, policia ka shoqëruar një person.
Edhe pas kësaj, sërish studentët janë në rrugë dhe janë duke qëndruar në protestë.
