Ka nisur prej pak minutash grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ku kanë artikuluar pakënaqësitë ndaj qeverisjes së Edi Ramës. Një i moshuar deklaroi se është detyruar që ta marrë djalin e tij të mitur në punë, pasi nuk i siguronte dot të ardhmen dhe tashmë ai ka emigruar drejt Dubait.
I revoltuar qytetari apeloi të rinjtë të mos frikësohen.
“E kam marrë djalin me vete në punë që 12 vjeç, i kam larë rrugët e Tiranës me lot. E arsimova dhe djali më tha që nuk e shoh të ardhmen. Im bir punon në Dubai dhe drejton 450 punonjës, përse të mos ishte këtu? Sali Berisha nuk duhet të ekzistojë në faqen e dheut por ky doli më keq. A e sheh Edi Rama veten në pasqyrë? Po na shet të tërëve, rinia të dalë këtu dhe të mos ketë frikë. Jam i revoltuar nga ana shpirtërore, prandaj u bëj thirrje shqiptarëve të bëhen një trup i vetëm. Sot është dita e parë e çlirimit nga okupatori”, tha i moshuari në apelin e tij.
