Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka nuk ka kursyer kritikat ndaj qeverisë së kryeministrit Kurti në lidhje me situatën e krijuar në veri të vendit.

Ai tha se barrikadat po i largojnë të huajt, ndërkohë që zyrtarë të lartë mbajnë konferenca për media në Prishtinë e fjalime në FSK, referuar kryeministrit Kurti që mbajti sot një takim me mediat në Prishtinë dhe presidentes Osmani e cila vizitoi sot FSK.

“Barrikadat i largojnë të huajt. Ju mbani konferenca për media në Prishtinë e fjalime para FSK-së. Shani edhe gjyqësorin e prokurorinë sa të mundeni, shpallini tradhtarë. Por të arrestuarit nuk ishit në gjendje t’i ofronit ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ta sillnit në objektin e paraburgimit. Ju nuk jeni për asgjë. Ju nuk dini të mbani shtet. Ju dini vetëm të shani”, ka shkruar Hoti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb