Alfred Lela i ftuar në emisionin “Open” në News24, komentoi rolin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Lela vuri në pikëpyetje qëllimet e Ramës, teksa tha se kryeministri po mendon për peshën e tij politike dhe jo atë të Kosovës.

Ai shtoi se sjelljet e tij duhet të ndihmonin Kosovën, por se në të vërtetë sjellja e tij po i bën dëm Prishtinës zyrtare.

“Kurti nga fillimi e deri në fund ka qenë nacionalist. Këto janë dy ndryshime të mëdha mes Ramës, Kutit  dhe Vuçiçit. Këta që përfliten për korrupsion, nacionalizma janë kundër Kurtit. Kam tre argumente pse Rama sillet kështu siç sillet. Së pari është për çfarë po lufton? Për peshën e vetë apo për Kosovën? Paqe me Serbinë? Së treti, a është përçarës apo përbashkues? Kryeministri mendon për peshën e vetë politike dhe do ta ketë mirë me ndërkombëtarët. Sjellja e tij në favor të Kosovës, do e ndihmonte Prishtinën, por mendoj se i bën dëm Kosovës”, tha ai.

Në lidhje me “Open Balkan”, Lela tha se mund të ishte ide brilante për Ramën, por nuk u mirëprit në Kosovë.

“Ideja e ‘Open Balkan’ nuk është mirëpritur në Kosovë. Mund të ketë qenë ide brilante, por në Kosovë nuk është parë kështu”, u shpreh Lela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: