Presidenti i Turqisë Rexhep Tayiip Erdogan gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin Bilechik, deklaroi se Turqia mund të marrë një vendim për anëtarësimin e Finlandës në NATO që mund të tronditë Suedinë.

“Nëse është e nevojshme, ne mund të japim një përgjigje tjetër.” “Suedia do të tronditet kur të japim një përgjigje ndryshe në lidhje me Finlandën”, tha kreu i shtetit turk.

Marrëdhëniet midis Suedisë dhe Turqisë u tensionuan dukshëm gjatë janarit për shkak të një sërë protestash pro-kurde në Stokholm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: