Të tjetra detaje dalin në dritë nga tentativa e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit nga burgu i sigurisë së lartë ‘313’ në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton për “BalkanWeb”, se dy të burgosurit kanë tentuar të arratisen me një litar të imporvizuar. Ata kanë shfrytëzuar mungesën e stafit civil të burgut dhe kanë menduar të kalojnë me litar në atë pjesë të godinës.

Por janë pikasur nga gardianët, të cilët më pas kanë dhënë alarmin. Gazetarja sqaron se paraprakisht nuk dyshohet se ka pasur ndihmesë të ndonjë efektivi ndaj të burgosurve në këtë tentativë arratisjeje, megjithatë, pritet që hetimet që po kryhen brenda burgut të zbulojnë më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.

“Dy të burgosurit, pra si Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, kanë tentuar të arratisen nga burgu me litar të improvizuar. Ato do të përballen me akuzën e tentativës për tu arratisur nga burgu. Arbër Çelaj është arrestuar me 14 vite burg, ndërsa dhe babai i tij është i arrestuar për një kontejner me banane ku u gjetën 49 kg kokainë. Ditën e djeshme ka pasur një debat për babain e tij, që kërkoi masën arrest shtëpie. Një ditë pasi babai i tij u la në burg, ai bëri këtë veprim. Do të ketë një dënim që do të shkojë me 2 vite dënim. E njëjta situatë është dhe për personin tjetër, Fatmir Pjetrin.

Ai është një person me rrezikshmëri të lartë. Në këto momente është duke u bërë një analizë në mënyrën se si ishte siguruar burgu. Gjatë verës ku ka mungesa nga stafi sigurisë, apo nga pandemia, ka rrisk të shtuar që të burgosurit të shfrytëzojnë këto momente për të arratisur. Pritet që të ketë dhe policë të akuzuar. Do të bëhet një analizë e qartë për këtë moment, nëse në një nga punonjësit ka pasur bashkëpunim. Dy të burgosurit kanë dalë në ajrim, duhet theksuar se në të njëjtin ajrim ka pasur dhe të dënuar të tjerë që s’kanë tentuar arratisjen.

Do të shihet nëse ka pasur përgjegjësi penale nga ndonjë punonjës i policisë. Do të shihet kamerat e sigurisë. Ato kanë shfrytëzuar mungesën e stafit civil, e kanë kaluar në anën që nuk do të pikaseshin nga policia. Por ato janë pikasur dhe gjetur, si dhe është vendosur në alarm i gjithë burgu”, tha Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb