Dy persona kanë tentuar të vjedhin një dyqan në metalurgji, në fshatin Bradashesh të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së kaluar, ku autorët nga Librazhdi, dhe me banim në Durrës, janë kapur në kohë nga policia.

Mësohet se dy autorëve, që kanë tentuar të kryejnë vjedhjen, u janë sekuestruar mjete, të cilat shërbenin për të hapur me thyerje dyer e dritare.

Ndërkohë, mësohet se pronarët e dyqanit rastësisht kanë parë nga kamerat e sigurisë që dy personat po tentonin të vidhnin biznesin e tyre dhe kanë sinjalizuar policinë, e cila arriti të parandalojë vjedhjen dhe t’i arrestojë në flagrancë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: