Një 30-vjeçar shqiptar në Athinë është bërë protagonist i një aksioni policor që ka nisur prej orës 06:00 të mëngjesit në kryeqytetin grek.

Policia helene ka njoftuar se gjatë kryerjes së kontrolleve në kampusin universitar të Athinës pas dyshimeve se aty fshiheshin grabitës dhe shpërndarës droge.

Ndërkohë që operacioni po zhvillohej, një oficere nuk u ndje mirë dhe vendosi të largohej me makinën e saj private. Teksa po shkonte drejt saj është sulmuar me kaçavidë nga shqiptari.

Sipas mediave greke oficerja e ka qëlluar shqiptarin me armën e shërbimit duke u vetëmbrojtur, ndërsa sirenat e ambulancave janë dëgjuar në lagjen Zografou , pranë Universitetit të Teknologjisë.

Pak më vonë 30-vjeçari shqiptar është transferuar me urgjencë në spital, pasi është konstatuar një plaga me armë zjarri në këmbën e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i Policisë:

Një operacion i gjerë policor ka nisur prej orës 06:00 të mëngjesit në kampusin Zografou dhe në veçanti në Rezidencën Studentore, në prani të Prokurorit, në lidhje me kontrollet në banesa të dyshuara për veprimtari kriminale.

Operacioni po kryhet për shkak se “Hostel Studenti” përdoret si bazë dhe strehë nga kriminelët, me aktivitet veçanërisht intensiv – grabitje dhe trafik droge – në zonën e gjerë të Zografou, Kaisariani, Bajron dhe Athinë.

Gjatë operacionit, një punonjëse policie 35-vjeçare është ndjerë keq dhe është larguar. Gjatë largimit, ajo është sulmuar nga një i huaj 30-vjeçar, të cilin e ka plagosur duke përdorur armën e shërbimit.

Ndaj 30-vjeçarit janë në pritje katër urdhër-arreste për vjedhje, armë dhe drogë. I lënduari është dërguar në Kryqin e Kuq dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore. Oficeri i policisë u transferua në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës.

Në operacion marrin pjesë 6 ekipe të OPKE-së, 4 ekipe të EKAM-it, ekipe të Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, Drejtorisë së të Huajve Atikë dhe Nëndrejtorit të Prokurorisë së Narkotikëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb