I arrestuari nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me Operacionalen e Vlorës është Emiljan Burba. Mësohet se Burba u kap para tre ditësh në Sarandë. Burba njihet si miku i Aldo Bares dhe në vitin 2014 u arrestua në Tiranë, pasi rezultonte i dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik droge. Por më pak se një vit pas ekstradimit në Itali, Burba ia doli të dilte “i larë” me punën italiane, pasi ai u lirua në janar të 2015 nga Gjykata e Apelit të Torinos.

Mediat italiane asokohe raportonin se shkaku për lirimin e tij ishte bërë mungesa e një dokumenti të provuar në lidhje me fashikullin, ccfarë e bëri të pamundurën nga Apeli. Procesi ndaj Burbës kishte nisur që në vitin 2006, kur prokurorët Stefano Castellani dhe Dionigi Tibone mbyllën hetimet dhe dosjet e trafikut ndërkombëtar të gjithë nga Turqia, Shqipëria e Italisë dhe shkruan emrat e 27 argumenteve në regjistrin e të hetuarve.

Mes tyre ishte edhe Emiliano Burba. “Burba është mes organizatorëve të trafikut të lëndëve narkotike dhe ka qenë nën drejtimin e Alfred Shkurtit, të njohur si Aldo Bare, kapo i bandës, të njohur në rrethe kriminale edhe si “profesori””, shkruhej në dosjen italiane për 54-vjeçarin. Në shkurt 2023, Burbës i’u sekuestruan nga Prokuroria e Tiranës, 2 ndërtesa resort në Delvinë, 1 kamion dhe 1 rimorkio. Burba jetonte prej vitesh në zonën e Delvinës. Për aksionin e drogë më herët janë arrestuar babë e bir.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb