DURRËS

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 23-vjeçar, shtetas palestinez, pasi ka tentuar të vidhte një taksi dhe ka plagosur shoferin e tij.

Burime zyrtare bënë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur tentativë.

Sipas policisë, shtetasi palestinez M. B., 23 vjeç, në datën 13.02.2021, në Fllakë, Shijak, ka goditur me mjet prerës (thikë) në dorë, shtetasin D. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim për t’i vjedhur mjetin taksi me të cilin po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb