VLORË- Pesë ditë më parë në fshatin Zvërnec në Vlorë, një person i seksit mashkull ka tentuar të përdhunojë në banesën e saj një 67-vjeçare.

Policia e Vlorës njofton zyrtarisht se ka arrestuar 58-vjeçarin Fotaq Gori, banues në lagjen “1 maji” në këtë qytet. Mësohet se Gori rreth orës 01:00 të datës 18 tetor

është futur në banesën e të moshuarës, e cila jeton vetëm dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Identifikimi i 58-vjeçarit është sot, çka ka çuar edhe në arrestimin e tij. Ai u kap pranë një bunkeri midis aksit rrugor “Triport-Zvernecë”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur”. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: