Ivan Bogdanov, ultrasi i Crvena Zvezdës (Ylli i Kuq i Beogradit), fytyra më e njohur e huliganizmit në Europë, ka “pushtur” kopertinat e gazetave sot në Gjermani pasi është arrestuar nga autoritet policore.

I njohur ndryshe si “Ivani i tmerrshëm”, që u bë protagonist në dhunën ndaj futbollistëve shqiptarë para 3 vitesh, u arrestua nga policia gjermane nën dyshimin se po përgatiste trazira në Këln.

Tetë tifozë të Crvena Zvezdës, që janë në një listë europiane vëzhgimi të INTERPOL-it, u vunë në pranga, por më pas u liruan në zonën e Nordrhein-Ëestfalen (North Rhine-Ëestphalia), para ndeshjes së “Europa League” mes Këlnit dhe skuadrës serbe.

Mes tyre ishte dhe “Ivani i tmerrshëm”, siç është pagëzuar nga mediet pas trazirave në ndeshjen me Shqipërinë, atë me Italinë në “Marassi”, por gjithashtu në disa përballje të tjera në Beograd.

Huligani serb është arrestuar së bashku me 7-të persona të tjerë në një apartament në qendër të Këlnit. Gazeta “Die Ëelt” zbulon se Ivan Bogdanov po kërkonte ta kthente sfidën kontinentale në një skenë për akte provokuese, por pa specifikuar se për çfarë bëhej fjalë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb