SARANDË

Policia e Sarandës ka bërë të mundur arrestimin e 50-vjeçares Bukuroshe Muharremi, banuese në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar.

Ajo është kapur duke trafikuar shtetasin e mitur, R. G. T. 12 vjeç, nxënës në klasën e gjashtë, nga Bathorja e Tiranës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme.

Kujtojmë se i mituri u gjet ditën e sotme në Sarandë. Prej dy ditësh ai ishte shpallur i zhdukur nga familjarët. Prindërit e vogëlushit, kërkuan ndihmën e emisionit “Me Zemër të hapur”, në “News 24” për të gjetur djalin.

Babai i tij, ka apeluar ndihmë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe ka deklaruar se djali 12-vjeçar është larguar nga banesa pa asnjë njoftim. Mes lotësh dhe dhimbjes babai i 12-vjeçarit ka rrëfyer se ka ndodhur edhe herë të tjera largimi i tij nga banesa, por që nuk ka tentuar kurrë që të mos kthehej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb