Policia e Tiranës ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku si pasojë e flakëve të rëna në një apartament, një grua është hedhur nga dritarja dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:55, në katin e tretë të një pallati në Astir.

Sipas policisë, dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia (dritarja) shtetasja H. O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj K. O, 36 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb