TIRANE– Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti me armë zjarri në Tiranë. Pas informacionit të marrë për një konflikt midis dy vëllezërve në Baldushk, Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr.1 organizuan punën dhe falë reagimit të shpejtë bënë të mundur arrestimin e 36-vjeçarit Shkëlqim Suloavdulaj (Luli), 36 vjeç.

Dyshohet se pas konfliktit me vëllain e tij 48-vjeçar, me inicialet L.L., për motive pronësie, e ka
kanosur me armë zjarri.

Grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjari tip pistoletë, së bashku me një krehër me 6 (gjashtë) fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 18 fishekë luftarakë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, dhe “Kanosja”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb