Dy emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme janë kapur sot nga Frontex. Emigrantët kanë hyrë nga shteti grek në drejtim të Shqipërisë përmes kufirit të gjelbër nga zona e Dardhës.

Mësohet se ata janë kapur teksa po ecnin përgjatë aksit Korçë- Boboshticë.

Ndërkohë burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë të ditur se çdo ditë kapen 30 deri në 40 emigrantë të vendeve në konflikt që tentojnë të hyjnë drejt Shqipërisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb