Arrestohet një prej autorëve të plagosjes së Johan Muçllarit, djali i një biznesmeni të njohur në Pogradec. Burime per BalkanWeb bene me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Griseld Maxhari.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 25 prill të këtij viti, ku i riu u plagos me armë zjarri.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.04.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Prishja e qetësisë publike”.

Ndalimi i shtetasit G. M., lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 25.04.2022, në qytetin e Pogradecit, ku 22-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin F. B., (i shpallur në kërkim) tentuan të vrisnin me armë zjarri tip pistoletë shtetasin J. M., 22 vjeç, banues në Pogradec.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shënjestra është djali i pronarit të hotelit Voloreka, Jetmir Muçllari, të cili i është bërë atentat drejt biznesit të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: