Në një operacion të organizuar nga Policia e Tiranës u arrestuan pesë persona dhe u shpallën në kërkim edhe një tjetër persona, ndërsa dy të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Policia ka publikuar pamjet të zhvilluara nga operacioni ‘Storm’ ku shihet edhe momenti kur një i dyshuar i pajisur me kallashnikov.

Kujtojmë se në këtë aksion policia ka zbardhur dy vrasje të mbetura në tentativë, dy vjedhje të automjeteve dhe vjedhje të sendeve personale dhe portofolit të një shtetasi që kthehej nga Gjermania.

Gjithashtu, blutë e kryeqytetit kanë sekuestruar veshje të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, dy automjete të vjedhura, targa automjetesh të vjedhura, një armë gjahu, municion luftarak, 13 aparate celulare dhe sende të tjera të vjedhura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb