Vazhdojnë polemikat e ndeshjes Napoli-Inter, me kampionët që ndihen të vjedhur pas fitores 0-3 të zikaltërve në “Maradona”. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ishte i tërbuar pas ndeshjes, teksa dërgoi drejtorin sportiv Meluso para kamerave për të komentuar arbitrimin e Massa menjëherë pas vërshëllimës së fundit.

“Ne nuk po bëjmë teori konspirative, por humbëm për shkak të gabimeve të arbitrit. Na vjen keq për tifozët tanë” – ishin fjalët e tij. De Laurentiis gjithashtu telefonoi krerët e Federatës Italiane të Futbollit dhe dizenjatorët e gjyqtarëve, iu kërkoi në mënyrë ultimative për ta parë me kujdes të madh atë që ndodhi në “Maradona”, sepse Napoli e konsideron veten të dëmtuar seriozisht nga arbitrimi.

Raportohet se pati protesta të furishme në tunelin e dhomave të zhveshjes kundër Davide Massa për arbitrimin (Përplasja Lautaro-Lobotka ishte në shënjestër para 0-1 dhe kontakti në zonën mes Acerbit dhe Osimhen).

Një pjesë e drejtuesve por edhe disa lojtarë të Napolit ishin protagonistë me britma dhe fjalë të ashpra që fluturonin në drejtim të arbitrit, gjë që inspektorët federalë mund ta kenë shënuar në raportin e përfundimit të ndeshjes dhe mund të ndodhin skualifikime.

Incidenti përshtatet në kontekstin e tensionit të përjetuar nga i gjithë Napoli, duke filluar nga Ëalter Mazzarri, i cili në fakt nuk foli pas ndeshjes, kur drejtori sportiv Meluso u shfaq në mikrofona:

“Goli i parë na dha një goditje dhe sigurisht që u prish me një faull ndaj Lobotkës, i cili meritonte ndërhyrjen e menjëhershme. Më pas është penalltia për Osimhen: Unë kam qenë futbollist, nëse të marrin tendinën e Akilit humbet mbështetjen dhe zbret. Është faull dhe duhej sanksionuar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: