13 minuta në fushë i mjaftuan Lautaro Martiez të realizonte në sfidën kundër Spezia, por dukshëm “demi” nuk ishte i qetë, festimi i tij i tregon të gjitha, ishte aq i “dhunshëm” sa trembi edhe Perisic:

“Flitet shumë për të ardhmen time, kjo gjë nuk më pëlqen, unë kam dhënë gjithnjë maksimumin për Inter. Sigurisht që nuk më pëlqen të qëndroj në pankinë, por kur futem në lojë gjithnjë jap maksimumin, kjo është ajo që ka rëndësi.

Ndjesitë për të ardhmen? Janë pozitive, po bëjmë mirë. Kemi humbur disa pikë që ishin të rëndësishme por tani i kemi rikuperuar. Duhet të vazhdojmë të mendojmë ndeshje pas ndeshje”, theksoi ndër të tjera Martinez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb