Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka bërë thirrje për një tryezë dhe një marrëveshje të re për Reformën Zgjedhore dhe Kodin e Ri Elektoral.

Roshi thotë se marrëveshja e arritur në Këshillin Politik nuk vlen, bashkë me identifikimin biometrik dhe për financimet e partive që thotë se do i votojë kundër.

Roshi thotë se koalicionet parazgjedhore si dhe pragu 5% duhet të vendosen dhe mos bëhen ndryshime në Kushtetutë ku ato mos përfshihen, por ai thotë se pa garantuar votën e lirë ai do të vijojë të jetë kundër ndryshimeve në Kushtetutë edhe pse vijon t’i qëndrojë 2 propozimeve të opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit.

 

”Sinqeriteti i opozitës parlamentare mund të përdoret për bipolaritetin dhe për të ruajtur status- quo. Pra për të shkuar në një bipolaritet tjetër me formulë tjetër nuk shkon. Aty kërkohet ndërhyrja në dy nene. Por për të ndryshuar një amendament, pra për të ndryshuar një gërmë, duhet të hiqet një gërmë, ose të ndryshohet dhe zëvendësohet unë jam dakord.

Ne marrim më shumë vota me lista të hapura. Lista të hapura ose sistem proporcional shkojnë bashkë. Frustrimi i mediave tregon që ka një pandershmëri të një fuqie pushteti që amplifikon rritjen e pragut 5% dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Pra për të ruajtur status-quo. Por kush është demokraci, kur ka 1,2,3 apo 10-15.

Nëse kemi filluar demokracinë atëhere duhet prulipartitizëm. Të biem dakord. Altruizimi i këtyre partive të mëdha nuk shkon. Të vijmë tek ajo.

Çfarë i prish partitë e vogla. Nuk kanë patur ndonjëherë pushtet, e kanë degraduar të mëdhatë.

Do të thotë që mungon demokracia. Të gjithë duhet të kemi garë të barabartë. Këta thonë ne jemi të mëdhenjtë, dhe një parti e madhe futet e madhe, del e madhe. Në Greqi futet një e vogël dhe del e mëdha. Votat i numëron PD-PS. Pse duhet t’i numërojnë ato. Nuk e kemi bërë ne propozim për pragun. Ne kemi bërë propozimin për dy neent, 64 dhe 68. Këta të mëdhenjtë kanë ngritur këti ndryshimet në këtë frymë. Pashë një klimë jopozitive dhe unë tërhiqem që mos jem pjesë e asaj që nuk e di çfarë më intereson dhe marr një iniciativë për të goditur veten. Nëse do të futeshin 70 parti, pas 30 vitesh do të kishin 4-5 parti si perëndimi. Por futja me forcë në treg është tiranike. Sot shqiptarët janë të lodhur dhe duket si koha e Ramiz Alisë. Ndryshon formula por sistemi del njëlloj. Për pragun këtij njeriu i kërkohet 5-7% që të hyjë. Pastaj si i ka marrë etj janë marifete të tjera. Një kongresmen në SHBA i kërkohet 12 mijë firma, një kryebashkiaku në Shqipëri me 5 mijë vota bëhet.

I lind e drejta mazhorancës për të ndryshuar. Kjo mund të kapet nga mazhoranca. Ata pastaj mund edhe të garantojnë për të bërë 94 vota për të bërë mariftetet. Nuk është hera e parë që kjo opozita parlamentare të blihet, nuk është fundi i botës.

Ky është realiteti. Sinqeriteti i opozitës mund të përdoret nga mazhoranca. Se do jetë pragu kaq e aq dhe i vishet pikërisht opozitës parlamentare. Dhe mund të ndryshohet Kushtetuta. Dhe ngelen 2-3 parti në treg. Për 30 vite demokraci kemi ndryshuar nga 1 parti në 2. Këta nuk kanë ardhur me votën e lirë sepse e kanë rrëmbyer. Kjo është një vjedhje, edhe Kodi i sotëm vjedhje është. Sepse një deputet merr 2 mijë, një 3 mijë.

Ende ngjarjet janë në zhvillim e sipër. Ideja është që nëse do të kishim një klimë tjetër politike në fakt duhet të firmos dhe për fuqinë në pushtet. Kur opozita parlamentare thotë shkojmë në sistem proporcional kombëtar ose të korrektuar, këtu duhet të qëndrojmë. Problemi është të vijë drafti. Jemi në një situatë që po përpilojmë dhe debatojmë që të vijë drafti atje. Marrëveshja që u bë atje është për të vazhduar siç jemi. S’mund të mbajmë më komisione politike në një demokraci të denatyruar siç jemi. Në Kushtetutë duhet maturi. Ne kemi fuqinë e kartonit por s’mund të themi që do lëmë jashtë shoqërinë civile, qytetarët etj. Por nëse do ketë një konsensus 3-4 orë do. Vota e lirë duhet dhe duhet institucionalizuar në kuadrat ligjor atë. Vota e lirë vjen sipas sistemit, të ruhet, dhe së dyti të ruhet nëpërmjet procedurës së ruajtjes. Të gjitha shkojnë bashkë.

Ne themi identifikimi biometrik por nuk vlen pa votë elektronike dhe numërim elektronik. Sikur të shkosh në bankë është identifikimi biometrik. Kur i kemi politikë njerëzit në komisione, numërojnë për partitë e mëdha dhe bëhen biznesmenë. Ky kod krijon pushtete të forta. 4-5 anëtarë komisioni qeveria i ka shanset t’i blejë. Këta njerëz nuk mund t’i besojmë. Të dyja palët thonë na vidhet vota, por akoma do mbajmë komisionerë politikë? Avokatët e ekonomistët janë mirë por pa teknologji nuk vlen. Votoj kundër. Nuk ka lidhje ne flasim në bindjet e mia, unë nuk qëndroj në realitete të paqena. S’mund të bëj sikur kjo situatë është kështu. Sistemi kemi propozuar 2 , rajonal me korrektim, dhe tjetri propozim proporcional kombëtar me lista të hapura brenda. Duhet sistem i vërtetë zgjedhor, dhe mos i futim duart më në Kushtetutë. Me këto që janë anonçuar për marrëveshjen për komisionet politike jam kundër. Kundër jam edhe për financimet politike.”- tha Roshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb