KOSOVA

Ish- lideri i famshëm i tifogrupit të flaktë ‘Plisat’ në Kosovë është zotuar se nuk do të hyjë më në stadium për sa kohë qëndron kryesia aktuale në klubin e tij të zemrës, Prishtina.

Albert Kastrati është irrituar pas humbjes së Prishtinës në Mitrovicë ndaj Trepçës ’89. Prishtina këtë vit përfundoi e 4-ta në Kosovë dhe Kastrati thotë se nuk ka për ta parë më ekipin e tij nëse nuk japin dorëheqjen kryesia dhe drejtorët e klubit.

Për më tepër ai thekson faktin se ka kaluar gjysmën e jetës pas Prishtinës, madje s’ka qëndruar pranë familjes si dhe biznesit të tij privat për të ndjekur ekipin, si dhe numëron 200 procedimet në Polici por për asnjë prej tyre nuk bëhet pishman,

Duket se Prishtinës do i mungojë një mbështetje dhe zë i fuqishëm në stadium.

 

STATUSI NGA ALBERT KASTRATI

Une prej sot deri sa osht kjo kryesi ne KF Prishtina kurre mo ne stadion nuk hi, e kom qu gjysen e jetes mas Prishtine as me familje tem skom nejt, bisnezin tem e kom lon ne dur te puntorve kurr pa shku tu nga mas Prishtine , permi 200 vepra ne polici veq per Prishtinen kemi majt edhe burg per Prishtinen e shum e shum sene, po nuk jom pyshman per kurgjo, amo me ket loj kryesia e klubit drejtorat trenrat automatikisjt duhet me dhan dorheqje, deri kta nuk e bojn ket sen un klubin e zemres nuk e kqyri mo , kush do qe ka bo dollovere ishalla zoti ne thmi ja kthen

Ps: sjom kunder Trepqes89 qe ka met lig , po jom kunder Prishtines qe ja ka lshu lojen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb