Kompania Danone ka njoftuar tërheqjen nga tregu të një produkti qumështi pluhur, si masë paraprake sigurie. Vendimi lidhet me dyshimet se një nga seritë e prodhimit mund të përmbajë mikroorganizma ose baktere.

Ky produkt shitet edhe në tregun vendas, ku tregtarët duhet të marrin masa për ndalimin e shitjes së tij.

Një prej tyre është edhe kompania Rossmann Lala. Kjo e fundit, në një sqarim publik, informon qytetarët se ka tërhequr të gjithë produktin nga dyqanet.

Në kuadër të transparencës, këto janë dy seritë e prodhimit për të cilat kompania Danone kërkon tërheqjen e tyre nga tregu.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Megjithatë, kompania Danone njofton se deri më tani nuk ka raportime zyrtare për praninë e mikroorganizmave, por kjo masë konsiderohet paraprake, deri në një analizë finale të produktit.

Qumështi shitet edhe në dyqane, markete dhe farmaci, ndaj apeli që vjen për konsumatorët është që të bëjnë kujdes dhe të verifikojnë kodet e serisë së prodhimit.

Kompania Rossmann Lala, si një nga tregtarët në vend, informon konsumatorët se çdo produkt i blerë në rrjetin e dyqaneve do të rimbursohet.

Por nuk dihet nëse do të kenë të njëjtin qëndrim edhe subjektet e tjera tregtare.

Deri në një analizë finale, ftohen konsumatorët të mos e konsumojnë këtë produkt.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb