Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për konsumatorët shqiptarë, ku sqaron se është hequr nga tregu produkti “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”.

Tërheqja është bërë me kërkesë të kompanisë “Dirk Rossmann GmbH” në Gjermani dhe është larguar nga tregu edhe në Shqipëri si masë parandaluese, pas dyshimeve për tejkalim të nivelit të lejuar të mykotoksinave. Sipas njoftimit, produkti është tërhequr nga të gjitha pikat e shitjes, pa dallim lote apo date skadence.

“Referuar njoftimit mbi tërheqjen nga tregu të produktit EnerBiO Dinkel Waffeln Natur (EAN 4305615676876 / DAN 055700) – Date skadence 18.01.2027, njoftim ky i bërë nga kompania Dirk Rossmann GmbH” në Gjermani, si masë parandaluese e tejkalimit të nivelit të lejuar të mykotksinave,/toksina të mykut.

Të dhënat e produktit

Emri i Produktit: EnerBiO Dinkel Waffeln Natur (EAN 4305615676876 / DAN 055700

Datë skadence: 18.1.2027

Nga ana e subjekti jemi njoftuar se është bërë tërheqja e menjëhershme e artikullit nga të gjitha pikat e shitjes pa dallim LOT Number dhe datë skadence.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po merr masat për të kryer verifikimet përkatëse referuar njoftimit të kryer nga OBU, ku dhe i bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje ta kthejnë pranë pikave të shitjes”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: