Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri.

Sipas EMSC tërmeti ka qenë 3.5 ballë i shkallës rihter. Epiqendra e saj ka qenë 3 km në largësi të Durrësit dhe 30 km nga Tirana, ndërsa thellësia 10 km. Qytetarët kanë raportuar për “BalkanWeb” se lëkundja ka qenë relativisht e fortë dhe i ka panikosur jo pak.

Ata janë ndjerë kryesisht në Durrës e Kavajë, e nuk dihet akoma nëse dridhjet kanë prekur edhe kryeqytetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb