Në librin e tij “Në Vetërrethim“ të botuar disa vite më parë, Dr. Jorgji KOTE, Mjeshtër i Madh, ka pershkruar disa aspekte sa interesante aq dhe intriguese në të kaluarën moniste. Duke qenë për dekada përkthyes i njohur zyrtar dhe shoqërues me shumë grupe turistike dhe delegacione të partive ( m – l) si dhe ekspert dhe drejtor në ish Ministrinë e Tregtisë së Jashtme ai ka treguar thjesht dhe me vërtetësi  shumë fenomene dhe ngjarje jo shumë të njohura të asaj periudhe. Në këtë rast interesi është i madh mbasi rrëfimet i takojnë një qytetari dhe zyrtari aktiv të përfshirë në ingranazhet e sistemit të kaluar dhe në ngjarjet madhore të asaj periudhe të vështirë. Këto janë pasqyruar dhe në librin në gjuhën angleze të po këtij autori« True Stories from Red Albania ( Ndodhi të ëvrteta nga Shqipëria e Kuqe») e cila është pritur me jehonë dhe në median dhe publikun e huaj në Austri, Belgjikë, Luksemburg dhe gjetkë.  

Redaksia po boton disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që lidhen me tregtinë e jashtme, turizmin, lëvizjen marksiste – leniniste, qëndrimet armiqësore ndaj fesë, revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës, vullnetarizmin e detyruar dhe parrullat kryesore të kohës në periudhën 1965 – 1990, të cilat autori i ka jetuar aktivisht qysh në periudhën e shkollës dhe më vonë në shërbimin e jashtëm deri në agimin e demokracisë më 1990.

Sot po botojmë shkrimin mbi atmosferen e përgjithshme sidomos rinore në vend përpara, në prag dhe mbas tërmetit politik anti-rinor dhe anti-liberal që shkaktoi fjala famëkeqe e 15 Marsit 1973 e diktatorit Enver Hoxha me pasojat e saj të gjithanshme.  

Tërmeti anti-liberal i 15 Marsit 1973

Deri nga fundi i viteve 60, megjithë masat dhe përmirësimet e kishin ndodhur , fshat, sidolmos ato largëta  vazhdonin vëreheshin mjaft shfaqje zakoneve vjetra dhe prapanike, cilat pengonin seriozisht emancipimin e gruas dhe rininë. Zakonete reja jetesës po hynin e po pranoheshin  me vështirësi. këtëkohë, diku   fund viteve 60, një ngjarje e rëndë ndodhi qytetin e Tepelenës, ku Sekretari i Parë i Rinisë i Rrethit, Qazim Shehu, vrau vehten, pasi nuk mund duronte thashethemet përhapeshin për marrëdhëniet e tij me Shefen e Pionierëve Rrethit. mbledhjen e jashtëzakonshme Komitetit Partisë asaj kohe shkoi Nr. 2 i PPSH-, Hysni Kapo U morën masa deri shkarkimin e Sekretarit Parë Partise Rrethit, Rebani Shehu, si dhe dënimin e  fajtorit kyesor për përhapjen e thashethemeve për dy sipërpermendurit. Enver Hoxha mbajtinjë fjalë, duhet thënë prekëse, paktën për atë kohë Mbledhjen e Sekretariatit KQ PPSH-, ku kërkoi me tone ashpra dënimin e elementëve përhapnin frymë vjetër dhekonservatore dhe bëri thirje për shumë iniciativë për rininë. kujtohet se njerin prej  fjalimeve vijuese për këtë temë, ai thoshte se rinia mund dalë dhe shetitje, madje pijë dhe njëbirrë nga Liqeni! Tani tingëllon pak e çuditshme jepej lejenga lart fare edhe për një gjë tillë aq zakonshme, por atëkohë për shumë njerëz kjo ishte «  tabu » Sa për konservatorët, shumica e tyre ata nuk ishin këqinj shpirt e qëllim; mirëpo, mendimet dhe mentaliteti i tyre pengonte, sidomos rininë shumë drejtime, duke përfshirë emancipimin dhe argëtimin e saj.

Megjithatë, prirjet dhe shfaqjet konservatore vijonin dherezistenca ishte e fortë dhe nga kuadro partie dhe pushteti. atovite, kinemaja, teatri, radioja, Ansamblet, jepnin shfaqje, do thënëcilësore por me njëjtën tematikë historikepër  Skënderbeun, Mujon dhe Gjergj Elez Alinë, për luftrat, për arritjet dhe veprat e partisë, si dhe pjesë improvizuara gjatë situatas revolucionare; kishte kryesisht muzikë popullore dhe shumë pak muzikë dhekëngë për rininë, natyrisht shqiptare, me ndonjë përjashtim shumë vogël. Pas vitit 1967, edhe këngët nëpër festivale ishin politizuara dhe kudo dominonte fjala Parti, ara, fabrikë, uzinë, kantjer, fshat, traktorist, tekstilist, agronom, ushtar, kufitar, montator, etj. Shumë këngë dhe krijime, deri kantata idedikoheshin ndërtimit veprave industriale vitet 60-70 do thënë se ishin shumta. Mbaj mend, për shembull, se jepejvazhdimisht kënga popullore «  O Berat çe pate fat, u bëre me kombinat », e cila i kushtohej ndërtimit Kombinatit Tekstileve, teksti i cilës vonë u kthye burim humori. Ndërsa grupi i mirënjohur i Myzeqesë këndonte një këngë tjetërkushtuar Uzinës re Nitrat Amonit Fier, me  një teknologji përparuar italiane, teksti i cilës fillonte: «  kjo uzina jonë me nam, është e dyta Ballkan » Ndërsa një këngëtar nga Lezha, fabrikës letrës ndërtuar atë qytet i këndonte me çifteli, duke filluar kështu: » mëngjes herët, pa ra dielli/ dal un ngashtëpia/për me shku n’fabrikë letrës/ pret makineria »

Ndërkohë, rinia e gjente vehten e saj kryesisht me dhe pa orar aksione vullnetare, fshat ndihmë kooperativistëve, stërvitje ushtarake, studim, etj. Por shumë pak bëhej dhelejohej  për argëtimin e saj. Ishte koha kur letërsia, artet dhemuzika botërore kishin shënuar një shpërthim ri. Ky bum ndihejdhe Italinë fqinje. kujtohej, se si mjaft shokë dhe shoqe, apasionuar pas « canzionissimave » famshme italiane, apo mëdhenjveÇelentanos, Rafaela Karasë, Gianni Morandit, Nikola Di Barit,  Albanos, Little Tonit, Loreta Goggit, etj, shkonin larg, shtëpitë e shokëve apo kushërinjve kishin televizor për t’indjekur ato. Me vjen çudi edhe sot kur mendoj se këta dhe tjerëkëngëtarë shquar italianë, lere pastaj legjenda tilla botërore muzikës, si Elvisi, Beatëllsat, M. Jackson, Madona, ABBA, Tom Jones e plot artistë tjerë, cilët sot janë ikona muzikës pordhe personalitete respektuara për gjithë shoqërinë, konsideroheshin pothuajse «  armiq » apo padëshirueshëm, kur atë kohë ne «  ngordhnim » vetëm shihnim e dëgjonimsadopak zërat e tyre magjepës !

Ndërkohë, funksionimin organizativ rinisë po shfaqeshingjithnjë shumë shenja sektarizmi dhe tutelë e padurueshme, cilat ndrydhnin frymën e rinjve dhe rejave. Madje, sa vintedhe forcohej kërkesa njëjtat rregulla organizative partisëdhe organeve pushtetit imponoheshin edhe funksionimin e organizatave. Çështja ishte si vendosej tutela mbi to, me qëllim shmangeshin maksimum shfaqje mundshme negative mund kompromentonin këtë apo atëqendër pune e prodhimi, shkolla dhe institucione ndryshme, duke qenë se dhe organizatat e partisë, por dhe drejtoritë e institucioneve mbanin përgjegjësi për dukuri ndryshme huaja.

Shumë mbledhje, pak mbrëmje.

Për ta konkretizuar idenë e mësipërme, po jap shembullin e zyrtarizmit karakterizonte mbledhjet e organizatave bazë rinisë klasave zhvilloheshin, sipas statutit rinisë, paktënnjë herë muaj. çdo rast ishim detyruar zgjidhnin njëpresidium me 3 vetë, vihej copa e kuqe e bezes tavolinë kurinte presidiumi, dmth drejtuesit e mbledhjes, zgjidhej nxënësi do mbante Proces Verbalin ( një gjërat gjithëmundoheshin t’i bënin bisht )bëhej apeli, sepse  duhej vije mbledhje edhe i sëmurë; po kështu, aktivitetet bënte riniaduhej shkoje detyrimisht, edhe kur kishe probleme mësim e tjera si këto. Atmosfera këto mbledhje ishte tejet e rëndëedhe për shkak numrit madh deleguarve. njëmbledhje zakonshme kishte deleguar nga Komiteti i Rinisë iShkollës, i rajonit dhe rrethit, nga Org. Bazë e partisë  dheDrejtoria e shkollës, mësuesja kujdestare, ndërsa mbledhje rëndësishme kishte deleguar edhe nga Komiteti i Partisë irrethit dhe nga KQ i Rinisë, dmth gati çereku i klasës ishin deleguar. Imagjinoni se si duhej flisnim dhe akomodonimpozicionet e gjithë deleguarve, e sidomos mësuesve tanë, pasi ata do vijonim mësimin dhe do t’i kishim çdo ditë mesnesh, ndaj me ta duhej «  mbanim mirë e mos «  i jepnim «  shumë gojës.  Po aq shqetësues ishte dhe numri i madh imbledhjeve tilla. Kishte mbledhje klase dhe shkolle me mësuesit, mbledhje rinie klasës, shkollës dhe rang rajoni, mbledhje analize mujore, tre mujore e vjetore, mbledhje përnisma, aksione vullnetare, mbledhje solidariteti, mbledhje për kritikuar shfaqje huaja apo dukuri veçanta negative, dhembledhje improvizuara. Shkurt, mund flitej për dukurinë e bezdishme mbledhjezimit

Mirëpo, ne ishim rinj dhe donim edhe koncerte, argëtim e sidomos mbrëmje dëfrimi. Këto fundit ishin tejet deficitare dhe vështira për t’u organizuar, pasi duhej leje kalimi «  pra «  lejae posaçme » për to nga Drejtoria e shkollës. fakt, ato quheshinmbrëmje tematiko-dëfrimi. Kjo do thoshte atoorganizoheshin vetëm me një tematikë caktuar, raste festashdhe vetëm shtunave mbrëmje e raste veçantë edhe dielave bie fjala, për nxënësit e dalluar. Këto mbrëmje nuk mund zgjasnin shumë se tre orë. Ora 20, e raste veçanta ora22, ishte kufiri i fundit; ndryshe quhej shfaqje e huaj dhe bininkëmbanat e alarmit nga gjitha anët. Për pije, qoftë dhe limonata, as bëhej fjalë. Meqenëse jam marrë shumë me organizimin e tyre, e mbaj mend  mirë procedurën dhe odisenë e formaliteteve duheshin kaluar për siguruar lejen për një mbrëmje, për cilat gjithë ne e dimë se sa përgjëruar ishin, si djemtë dhevajzat. Ishte e natyrshme pas gjithë filmave, librave dheoperave me luftë, aksione dhe nisma revolucionare, mosha jonë e atëhershme e tyre 17 – 19 vjec kërkonte edhe argëtim e vallzim.

Paraprakisht, kërkohej leja Drejtorinë e Shkollës, pasi ishtemarre leja e mësueses kujdestare, bazë edhe rezultatevemësimore. Pasi jepej leja, do të ngrihej Komisioni Organizator, do të propozohej data e përshtashme, tematika, pra me ç’rast bëhej dhe kujt i kushtohej mbrëmja e dëfrimit, do të gjendej orkestra me njerëz të mirë e të besuar; por do të gjendej dhe « sebepi », kur nuk kishte festa zyrtare. Në atë kohë festat ishin tejet të reduktuara, Viti i Ri, 7 – 8 Marsi, 1 Maji dhe festat e Nëntorit. Ndaj, në atë kohë, përballë trysnisë së shokëve dhe shoqeve tanë, por edhe për t’i stimuluar ata për aksione dhe rezultate sa më të mira në mësime,  manovronim duke sajuar lloj lloj « sebepesh », si rezultatet e një shoku të dalluar në mësime, për arritje të mira në një aksion vullnetar apo në zbor. Por sërish, numri i mbrëmjeve ishte shumë i vogël, kur kërkesat ishin për çdo javë. Kjo edhe për mungesë sallash në shkollë dhe një farë radhe, sepse të gjitha klasat donin mbrëmje. Në ndonjë rast, ne pranonim dhe sakrificën  që të bënim një mbrëmje edhe aty, në klasë, vetëm e vetëm që të kërcenim e bënim qejf!

Ndaj, këto mbrëmje na jepnin aq shume kënaqësi. Të rinjtë mezi prisnin të mbaronte një fjalim as 2 minuta dhe menjëherë dëgjohej drejtuesi i mbrëmjes që u jepte fuqinë “ damave “ Në këto kushte, për të justikuar shpeshtësinë më të madhe të këtyre mbrëmjeve, mendjet krijuese rinore sajuan disa dimensione mbrëmjesh – mbërmje klase, mbrëmje kursi, mbrëmje shkolle, mbrëmje vajzash, të cilët ftonin për qejfin e tyre edhe djem. Pak më vonë, ne ditëm të shfrytëzojmë, do thënë me mençurinë tonë rinore, realitetet e reja të krijuara falë përqafimit të nismave dhe lëvizjeve revolucionare, si rrjedhojë e të cilave ne vendosëm lidhje me Uzinën  e atëhershme “ të sapokrijuar “ Dajti “ që ndodhej në rrugën që çon tek Ish – NISH Kimikja si dhe me Shkollën e Bashkuar dhe Estradën e Ushtarit. Këto lidhje krijuan mundësinë që të bënim mbrëmje edhe jashtë shkollë në sallat e tyre. Kështu « shpëtuan » dhe ata qindra të rinj të Shkollës së Bashkuar dhe asaj « Skënderbej », të cilët për të tilla mbrëmje tejet të ralla duhej të «  lypnin » vajza, pasi atëhere ajo shkollë kishte  vetëm djem. Burimi kryesor për ta në të tilla raste ishte Shkolla Pedagogjike dhe shkolla jonë, të cilat kishin vetëm ose kryesisht vajza. Privilegji ynë më i madh gjatë asaj periudhe ishte lidhja me Estradën e Ushtarit, duke bërë mbrëmje në selinë e tyre, aty ku sot ndodhet Akademia e Shkencave. Vërtet një mjedis magjepës në krahasim me Mencën e madhe të Shkollës sonë; ajo ishte plot llampadarë dhe mbi të gjitha me artistë të shquar, ku spikasnin disa prej këngëtareve tanë të njohur të asaj kohe si i ndjeri Tonin Tërshana dhe  aktori i shquar i humorit, i ndjeri Zef Deda, por që në atë kohë ende nuk kishte filluar shkëlqimin e tij. Madje për hir të së vërtetës, një imitim perfekt në gjuhë të huaja që do ta bënte shpejt të njohur, fillimisht ai e ka mësuar duke u praktikuar me shoqet dhe shokët tanë.

Kthesë liberale?

Në këtë situatë, më 13 Maj 197O, Enver Hoxha mbajti një fjalim në Selinë e KQ të PPSH-së me rreth 100 aktivistë të rinisë nga gjithë vendi. Në atë takim, të organizuar në sallën e madhe te mbledhjeve, kam qenë i pranishëm në rreshtin e parë, meqenëse isha Sekretar i Komitetit të Rinisë të Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, ndër më të dalluarat në vend. Në Presidium ishin Ramiz Alia, ish – Sekretar i KQ të PPSH-së për ideologjinë, rininë, kulturën dhe artet, Manush  Myftiu, Ish – Sekretar i Parë i Partisë për Tiranën dhe antar i Byrosë Politike, Fadil Parami, ish- Sekretar i II i Partisë për Tiranën dhe Agim Mero, në atë kohë, Sekretar i Parë i KQ të BRPSH-së. Të them të drejtën, emocionet që ndjeja ishin tejet të mëdha; kjo ishte e natyrshme, pasi për herë të parë në jetën time kisha aq pranë, as 2 metra larg « udhëheqësin e madh e të dashur » të Partisë dhe të popullit» siç thuhej atëhere. Ai lavdëroi rininë tonë revolucionare, si luftëtare e të resë dhe theksoi me forcë luftën kundër shfaqjeve dhe dukurive të huaja e konservatore, nevojën për përqafimin e traditave më të mira të rinisë sonë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së saj, sidomos në fshat. Kjo fjalë shërbeu si zakonisht si busull orientuese; ajo u punua “ me laps në dorë “ siç thuhej rëndom atëhere, në të gjitha organizatat e partisë e të rinisë dhe në kolektivat punonjëse, duke përcaktuar detyra konkrete për luftën kundër konservatorizmit.  

Për rrjedhojë, u bënë dhe mjaft ndryshime në kuadrin e  atëhershëm drejtues në disa institucione kyçe. Kështu, në RTSH shkoi Drejtor i Përgjithshëm Todi Lubonja, Antar i KQ të PPSH-së, njeri i njohur, me prirje liberale e me mjaft ndikim për punën  me kulturën dhe artin, pasi ish-drejtori, Thanas Nano, siç ishte shprehur vetë udhëheqësi një vit më parë,  nuk e kuptonte “guston e rinisë” .Fadil Paçrami ishte Sekretar i II i Partisë të Tiranës për artin dhe kulturën, ndërsa Agim Mero, një ndër prurjet e reja të pasluftës, Sekretar i Parë i KQ të BRPSH-së qysh nga viti 1967; i shquar për kulturën, finesën dhe moderacionin e tij; më 1971 ai u  zgjodh Antar i KQ të PPSH-së dhe pak muaj më vonë kaloi Rektor i Universitetit të Tiranës, një vlerësim i madh, duke patur parasysh moshën e tij të re 38 vjeçare. Kjo ishte në fakt një treshe liberale vërtet për t’u patur zili, për vizionet, konceptet dhe profilin e saj të shquar, por që siç dihet, pati një fat të zi dhe jetë shkurtër. Ata ranë siç thonë amerikanët “ viktimë e suksesit “ të tyre.

Në zbatim të fjalës së Ender Hoxhës të 13 Majit 1970, më 28 Prill 1971, kur ishte ende drejtuesi kryesor i rinisë, Agim Mero raportoi në Sekretariatin e Partisë për gjëndjen e punëve të rinisë. Ky raportim vinte pas  një sërë takimesh që ai kishte bërë me shumë drejtues rinie, studentë, etj. Në atë takim u përcoll pak a shumë e njëjta frymë dhe shqetësim  dhe aty u ra sërish dakord me udhëheqjen më të lartë të PPSH-së, për një frymë më liberale me rininë. Aty u kërkua që të përmirësohen kushtet e punës e jetesës së rinisë, sidomos në fshat, të kishte me shumë muzikë, filma e libra, shfaqje dhe vepra letrare për rininë.

Duhet thënë se këto porosi nuk u pritën dhe aq me qejf nga drejtues të caktuar të Partisë, që i përkisnin frymës konservatore dhe që ishin jashë realitetit të asaj kohe.

Dihet tashmë se si për gjithë Europën, edhe për Shqipërinë,  vitet 70 ishin dhe mbetën “ gurë kilometrikë”.  Në këto vite do t’i jepej përgjigja përfundimtare fatit të rregjimit dhe popullit shqiptar: pas kalvarit të vuajtjeve dhe persekutimeve të viteve 50, a do të hapej Shqipëria, do të bashkohej ajo me procesin historik të  Helsnikit; apo do të izolohej më tej, në emër të ndërtimit të plotë të Shqipërisë, si vendi i vetëm i vërtetë  socialist në botë? Fatkeqësisht rregjimi i asaj kohe zgjodhi dhe ligjëroi opsionin e dytë, madje me mjaft ashpërsi, kur të tjerët po ecnin në « korsi » të kundërt. Populli i shumëvuajtur u detyrua t’i futej aventurave të panumurta, të cilat, siç dihet,  patën një kosto të pallogaritshme njerëzore, ekonomike dhe financiare. Për pasojë, krahas mijrave që u burgosën, edhe ne të tjerëve na u privua e drejta dhe liria që të dëgjonim e për më tepër të  luanin “tingullin” e jetës që dëshëronim, nuk zgjodhëm punën apo drejtimin që deshëm me zell e pasion, endrën e rinisë e kështu me radhë.          

“Bunker Politika” Shqiptare

Por, siç u pa edhe më lart, gjatë periudhës 1970 – 1972, rinia dhe inteligjenca në përgjithësi, po shijonte frytet e një farë liberalizmi. Kishte një çtensionim të rregullave strikte të sipërpërmendura, më shumë dëfrim e argëtim, muzikë të lehtë dhe moderne, duke lejuar madje dhe interpretime në radio të këngëtarë të huaj, jepeshin më shumë këngë italiane, angleze, etj. Teatri, Estrada, kinematografia, etj po mendonin më shumë për rininë. RTV kishte filluar disa cikle interesante emisionesh posaçërisht për rininë, anketa muzikore, etj. Vetë përmbajtja e krijimtarisë artistike e muzikore u bë më e këndshme dhe më pak e politizuar. Kjo për meritë të disa muzikantëve dhe kompozitorëve tanë të talentuar, disa prej të cilëve vijojnë krijimtarinë e tyre me të njejtin vitalitet dhe freski artistike. Filluan të zhvilloheshin Festivalet e Studentit, të Shkollës së Mesme Artistike (Liceut Artistik), dhe konkurse të talenteve të rinj, etj. Në këtë periudhë doli në skenë edhe formacioni muzikor i të rinjve të Gjimnazit të famshëm “ Petro Nini Luarasi “  “ Matura 1972 “  të cilët u bënë shumë të njohur dhe të preferuar për rininë. “ Petro Nini” ishte shkolla ku mësonin dhe fëmijtë e nomenklaturës së lartë të Partisë dhe të Shtetit. Në këtë mjedis të pranverës liberale do të po pritej me mjaft interes ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme muzikore e vitit, Festivali i 11 i Këngës në Radio – Televizion dhjetëditëshin e fundit të muajit Dhjetor 1972.

Në vijim të mjaft shkrimeve dhe botimeve nga protagonistët e drejtpërdrejtë, dua të jap disa mbresa të jetuara, më tepër për mjedisin ku po “ ngjizej “ ai Festival. Periudha në vigjilje të tij ishte mjaft e gjallë. Për herë të parë ne të zgjedhurve të rinisë në shkollat e mesme e të larta na dhanë të gjithëve ftesa në festival, madje për të tre netët, pasi siç na thuhej do të ishte diçka krejt e veçantë, veshjet do të ndryshonin dhe do të kishte ndryshime skenike dhe për herë të parë dy konferencierët e talentuar, Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu, do të improvizonin dhe do të lidheshin direkt me juritë e ngritura në rrethe. Meqenëse të nesërmen shkuam për pushime me një grup shokësh aktivistë rinie në Voskopojë, ndoqa vetëm natën e parë, natyrisht me shumë dëshirë dhe kurreshtje; por dhe  në dy netët e tjera u përsëritën të njëjtat këngë. Festivali nuk na zhgënjeu. Në ato ditë të fund – vitit dhe janarit, do t’i shihje të gjithë, sipas zakonit të këndonin dhe me zë krijimet e tij më të bukura, sipas rastit “ Erdh pranvera “ e kompozitorit të shquar Pjetër Gaci, me tekst të poetit të njohur Fatos Arapoit dhe kënduar me mjeshtëri të papërsëritshme nga Tonin Tërshana, fituese e çmimit të parë, “ Kafe Flora “ fituese e çmimit të dytë kënduar po me aq mjeshtëri nga Lindita Theodhori, “ “Natën vonë “ kënduar nga e papërsëritshmja Vaçe Zela, etj.

Por, pastaj, ndodhi hataja e madhe. Këtij festivali ju vu damka e tradhtisë, e turpit kombëtar duke e nxjerrë jashtë ligjit. Që të  bëhej sa më e besueshme “ përralla e ujkut “ nuk u la këngë pa u anatemuar. Edhe vetë kënga fituese “ Erdh pranvera “ shumë normale dhe e këndshme, me asnjë element të shfaqjeve të huaja e liberale edhe sipas standardeve të asaj kohe, u hoq nga qarkullimi, pasi u cilësua si me “ melodi apo tingëllim  fetar” apo për shkak se sipas fabulës, i riu ynë besoi se kishte ardhur pranvera vetëm kur i erdhi “vajza flokëverdhë”, kur dihej se siç thuhej atëhere rëndom, pranverën e kishte sjellë me kohë Partia! “Të them të drejtën, si dhe shumë të tjerë, e kam dashur dhe sot e dua shumë atë këngë. Po Sherif Merdani që këndoi perlën tjetër “ Në duart e nënës” e cila nuk kishte fare të bënte me shfaqjet e huaja pse u dënua?  Po Dorian Nini, që këndoi një këngë të bukur e me motive popullore “ Erdhi djali i fshatit tonë? Vetëm sepse kënga thoshte “ erdhi djali i fshatit tonë, vajzën më  të mirë rrëmbeu ai”!! Kur në fakt fjala “ rrëmbeu” ishte më tepër figurative! Pastaj dihej se në atë kohë kishte shume zakone prapanike dhe vajzat nuk lejoheshin të merrnin djemtë që donin. Në këto kushte, kishte dhe djem që detyroheshin me pëlqimin e vajzave t’i “ rrëmbenin” ato fshehurazi. Ku ishin këtu shfaqjet e huaja? Po  Francesk Radi, ky këngëtar që për brezin tonë ka mbetur i dashur dhe i preferuar  me këngën e tij kushtuar luftës së drejtë të popullit vietnamez që u dënua bashkë me autorin vetëm e vetëm se u shoqërua me kitarë! Sipas akuzatorëve, kitara na paskësh qenë instrument muzikor amerikan, ndaj dhe kënga e tij u konsiderua herezi! Mirëpo, kitara dihet se ishte përdorur edhe nga partizanët, madje ajo shoqëronte këngën e një prej filmave më të realizuar “ Nganjdhim mbi vdekjen” xhiruar në ato vite. Madje, siç ka treguar skenaristi i atij filmi, i mirënjohuri i ndjeri Teodor Laço, edhe gardistët e kuq kinezë nuk kishin guxuar të preknin kitarën në kuadrin e shkatërrimit të çdo vegle muzikore perendimore gjatë Revolucionit të Madh Kulturor Proletar, sepse atë e kishin përdorur shokët partizanë shqiptarë! Por, “ lepuri “ fshihej gjetkë. Ishte vendosur që të nxihej gjithë festivali e për këtë u gjetën apo dhe u sajuan “ cene” në biografitë e disa këngëtarëve, si ata që u përmendën më lart.

Lëvizje apo tërmet politik?

Dukej qartë se liberalizmit jetëshkurtër po i vinte fundi.  “ Tërmeti “ anti-liberal erdhi më tre valë. Në ditët e para të Janarit 1973, Enver Hoxha mbajti një fjalim në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor, që në fakt dhe çuditërisht kaloi pa shumë vëmendje. Me sa duket, ende nuk po kuptohej se ku do dilte. Një muaj vonë, 23 Shkurt po atij viti, drejtuesit e atëhershëm rinisë, paraqitën një Raport Byronë Politikelidhur me masat për përmirësimin e kushteve punës e jetesës rinisë, vijim porosive mëparshme 13 Majit 1970 dhe28 Prillit 1971. Duke qenë i zgjedhur anëtar i Komiteti Qëndror Rinisë atë vit Kongresin e VI BRPSH- Durrës,  e di se atë raport kishte ndërmjet tjerash edhe disa propozimeinteresante për  filma, libra, teatro dhe këngë për rininë; rinia fshat punonte 8 orë, aq sa dhe qytet, me qëllim kishtekohë edhe për edukim si dhe argëtim, e deri tek trajtimi i drejtuesve kryesorë rinisë. Këtë raport atëhere e paraqiti Rudi Monari, i cili kishte zëvendësuar parë Agim Meron, siç e përmenda dhe lart ishte ngritur postin e Rektorit Universitetit. Ndryshe nga sa pritej, ky raport dhe «  pretendimet «  e tij u fshikulluan ashpër.  Aty u tha se rinia jonë është e lumtura botë, se Partia mendon, se gjithçka bëhet për rininë, etj; Por, sërish, edhe kjo goditje nuk  kaloi pa ndonjë gjurmë madhe. Tani e kuptojmë se fund fundit kujt i interesonte goditej bie fjala, Rudi Monari, sapo kishte  ngjitur shkallet e karierës rinisë dhe ishte me peshë pothuajse papërfillshmepër «  peshqit «   mëdhenj?

Pikërisht kohën kur ne si aktivistë rinisë po njiheshim me këtë fjalim, 16 Mars na njoftojnë urgjentisht nga gjitha anët mblidheshim Komitetin e Partisë dhe Rinisë Tiranës, Universitetit dhe nesërmen, mos gaboj, Plenumin e KQ Rinisë për punuar një fjalim « tepër rëndësishëm » mbajtur vetëm një ditë parë, 15 Mars 1973. protokollinpartiak atyre viteve, sa herë fliste udhëheqësi, përmendejfraza «  fjalim i rëndësishëm «Por, kur përmendej fraza «  fjalimtepër i rëndësishëm «  atëhere kishte ndodhur vërtet një gjëmë e madhe.  Dhe kështu ndodhi. Atmosfera 5 apo 6 mbledhjet e sipërpërmendura ishte pak thuhej e rëndë. Ndryshe nga rastet e tjera kur takoheshim me njeri tjetrin gjithë qejf dhe gëzim, pasivinim nga anë ndryshme vendit, tani nuk pipëtinte asgjë. Kudo shihje fytyra ngrysura; Por, « bomba » ra kur na lexuan fjalimin, duket se jo shumë se 30 faqe format i vogël. Atëhere nuk e kuptuam, se nuk patëm as kohën, as informacionindhe as mundësinë mblidhnim vehten apo pyesnim se çpondodhte. Por vonë  kuptuam dhe tani jemi bindur se aifjalim me atë titull bombastik “ Si ta kuptojmë dhe luftojmë me sukses rrethimin e egër imperialisto-revizionist mbi vendin tonëishte “ Hiroshima “ politike mbi rininë, inteligjencën dhe mbigjithë popullin shqiptar, ishte lajmëtari kobsjellës i gjithë këqiave do vinin pas, ishte shuarja e çdo shprese për njëorientim moderuar diktaturës shqiptare. Por a ishteShqipëria vërtet nën rrethimin e egër imperialistpo-revizionist, siçpretendohej atë kohë dhe vonë? A kishte ndonjë rrezik tillë apo qoftë dhe ndonjë indikacion politik dhe ushtarak? Po i referohem asaj kam shkruar librin tim  “ Berlini pa Mure” botuar Nëntor 2009 :

Edhe pse kushtet e Luftës Ftohtë, marrëdhënietndërkombëtare asaj kohe po vërehej një detantë ndërmjet fuqivekryesore. Po vijonin bisedimet sovjetoamerikane për kufizimine armëve bërthamore” SALT”; 1971 Niksoni bën vizitën e tijhistorike Kinë, hapi një kapitull ri cilësor marrëdhënietndërmjet tyre; 1973 filluan përgatitjet për krijimin  e KSBE-historike ( Sot OSBE), madje ftesa për antarësim i vjen  edheqeverisë shqiptare e cila e refuzon, duke e etiketuar Helsinkinhistorik si “Konferenca e Mossigurisë Europiane”. Po këtëperiudhë, SHBA u  tërhoq nga lufta e saj ne Vietnam, çka hapi njëkapitull ri marrëdhëniet ndërkombëtare dhe krijoi njëçensionim te situatës. Madje dhe vendi ynë kishte përmirësuarndjeshëm, madje kishte vendosur dhe marrëdhëniet diplomatikeme Greqinë. Rregjimi i kolonelëve në këtë vend i kishte ditët e numëruara. Nuk kishte më banda diversantësh  dhe të ashtuquajturit «  komplotistë të viteve 60 ishin pushkatuar. Në shtetet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore nga fundi i viteve 60 kishte filluar vala e reformave të tregut dhe vendosja e marrëdhënieve me BE dhe organizmat e mëdha ndërkombëtare; “Ostpolitika “ e Brandit legjendar kishte hapur perspektiva të reja në çtensionimin e situatës lindje – perëndim dhe marrëdhënie më miqësore me to; në fushën e  kulturës dhe muzikës, jemi në vitet kur Beatëllsat e famshëm, Rolling Stones, Elvis Prestley e të tjerë kishin tronditur botën me muzikën e tyre, duke shkallmuar tabutë dhe klishetë;  Këto prirje moderne vëreheshin edhe në gjinitë e tjera të artit, në pikturë, kinematografi, etj. Shkurt, askund nuk binte “ erë” rrethim apo izolim. Siç e tregova edhe më lart, ky fllad i ri liberalizmi dhe modernizimi kishte depërtuar, madje po fitonte terren edhe në Shqipëri, pavarësisht nga pengesat, madhësia dhe ritmet e tij. Kjo vihej re më shumë sidomos në arte dhe letërsi.  Ismail Kadareja me veprat e tij, por edhe Dritëro Agolli e të tjerë po thyenin klishetë duke krijuar një realizëm të ri në art që ndihej nga gjithkush. Një ekip poetësh dhe shkrimtarësh të rinj e modernë po shpërthenin, ku dalloheshin  Xhevahir Spahiu, Visar Zhiti, Frederik Reshpja, Koçi Petriti, Moikom Zeqo, etj;  në muzikë, krahas legjendares Vaçe Zela, kishin dalë brilantë të këngës,  muzikantë e kompozitorë të tjerë të shquar. Në pararojë ishte dhe teatri, falë një trupe elitare rregjizorësh dhe aktorëve të shquar e liberalë si Edi dhe Mihal Luarasi, Piro Mani, Kujtim Spahivogli, piktura moderne me Edison Gjergon, etj. Po ashtu, rinia po kërkonte më shumë terren, jetë, liri edhe pse  politizimi dhe ideologjizimi ishin “shtruar këmbë e kryq” në Shqipëri. Siç e pamë dhe më lart, Festivali i 11 i Këngës në Radiotelevizion  ishte padyshim lajmëtari i parë i këtij flladi të ri liberalizmi e moderacioni që po përfshinte vendin tonë.

Madje, këto prirje, po vëreheshin edhe në fushën e ekonomisë, industrisë dhe tregtisë së jashtme, ku Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Kiço Ngjela, Vasil Kati, e të tjerë po kërkonin më shumë fusha veprimi dhe çlirim nga vargojtë ideologjikë që po e asfiksonin sistemin e ekonomisë së komanduar.  

​​​​ Vetrrethim plotë

Kësisoj, zhvillimet e brendshme dhe ato ndërkombëtare nuk kishin të bënin  me “ rrethimin e trumpetuar imperialisto – revizionist” që gjoja na ishte imponuar, sepse “ armiqtë e kishin halë në sy socializmin”, se ai demek po u prishte gjumin dhe planet e tyre për kapitalizimin e botës e përralla të tjera si këto. Ky liberalizëm rrezikonte “ rolin udhëheqës të Partisë,” pra pushtetin e Njëshit dhe luftën famëkeqe të klasave. Ndaj, i duhej thënë “ JO” me forcë këtyre prirjeve. Dhe ashtu u bë. Në planin e jashtëm, Qeveria e asaj kohe hodhi refuzoi aderimin në OSBE, hodhi poshtë “Ostpolitikën” e Brandtit,  distancoi vehten nga reformat në vendet lindore, me pretendimin se Shqipëria ishte i vetmi vend socialist në botë, shpalli BE-në, NATO-n, Bankën Botërore, FMN-në si dhe SHBA-në, ish-BS-në si armiqtë më të mëdhenj; më tej, Shqipëria akuzoi Kinën e Mao Ce Dunit për tradhti ndaj parimeve të M-L, pasi kishte pritur Niksonin, çka çoi në prishjen e marrëdhënieve në vitin 1978; obsesioni ideologjik diktatorial çonte deri në mospranimin për të zhvilluar as ndeshje sportive me Izraelin, SHBA-në, Rusinë, etj. Por “ shpata dragoniane” ra sidomos brenda vendit.  

U  shfrytëzua pikërisht mbledhja e datës 15 Mars 1973 për të filluar sulmet, ekzekutimet, kufizimet, shtrëngimet e të gjitha llojeve që do të vazhdonin gati 10 vjet rresht. Ndryshe nga sa u predikua në fjalimin e 13 Majit 1970, në takimin me Agim Meron të 28 Prillit, etj,  këtë radhë objekti dhe “ viktimat” e para të degjenerimit ideologjik dhe politik ishin pikërisht ata për të cilat atij vetëm dy vjet më parë i “ qante zemra”, pra rinia, letërsia dhe artet, si pikat më të ndjeshme të shoqërisë.  Por, më vonë, siç dihet , këto “valë” do të përhapeshin gjithandej, në arsim, ekonomi, ushtri, tregtinë e jashtme, etj.  Ndaj, fillimisht u shigjetuan dy protagonistët e artit dhe ideologjisë liberale, ish- antarë të KQ të PPSH-së, Fadil Paçrami (për ironi të fatit ky ishte i deleguar i Komitetit të Partisë të Tiranës në mbledhjen e 15 Marsit 1973) dhe Todi Lubonja.

Por, 15 Marsi paralajmëroi kobshëm edhe “ kurbanë” të tjerë më të mëdhenj, kur theksoi se degjenerimi ideologjik dhe artistik i paraprin komploteve dhe puçeve kundër udhëheqjes së Partisë. Dihet tashmë historia e linçimit të të ashtuquajturave grupe armiqësore, kudo, e sidomos në ushtri, mbrojtje, ekonomi, tregti të jashtme, bujqësi, por edhe në arsim, kulturë, transport, etj, për të përfunduar me Mehmet Shehun më 1981 dhe Kadri Hazbiun më 1982. Gjithsesi, të këqiat më të mëdha nuk ishin ekzekutimi i tyre që ishte një “ luftë brenda llojit”, por masat dragoniane për t’u mbrojtur nga “ rrethimi imagjinar i shpallur pikërisht më 15 Mars; ishin pikërisht ato masa që do të çonin në bunkerizimin politik, ideologjik, kulturor  dhe në vetëizolimin absurd “ sui generis”  

Ndërtimi i bunkerëve që mbinë si kërpudhat në çdo centimetër të vendit ishte vetëm shprehja fizike e kësaj ideologjie vetrrethuese.  Nëse ish – Gjermania Lindore u bë famëkeqe për për Murin e Berlinit, Shqipëria tentoi t’ia kalonte me absurdin e bunkerëve të saj. Këtë realitet e ka përshkruar mjaft bukur poeti ynë i shquar,  Xhevahir Spahiu, i cili pas vizitës në një pjesë të Murit të Berlinit në vitin 1992,  duke parë se si shiteshin copëza të tij e duke hequr një paralele domethënëse me bunkerët tanë, e mbyll kështu poezinë e tij:

“..botë ironike,

dhe vetë absurdin

e nxjerr në shitje,

po ne kur do shesim murin tonë

shitja e absurdit është biznes i modës

do bëheshim pasurit e botës!”

​​​

Vala sizmike “ Post – 1973”

Si aktivistë rinie asaj kohe, e ndjemë jashtëzakonisht shumëtërmetin” 10 – ballësh 15 Marsit dhe post-goditjet e tij, cilat ishin edhe fuqishme. Si mund përtypnim” ne faktin ata kuadro përkushtuar,  njerëzorë dhe komunikues, injihnim mirë, falë kontakteve shpeshta me ta tani t’i shihnim, konsideronim dhe trajtonim si   ndëshkuar, si liberalë, madje dhearmiq?! ( fjala “liberal” atë kohë do thoshte   shumë se armik ) Kjo u ndje edhe mbledhjet maratonë u zhvilluan gjitha llojet e forumeve partiake dhe rinore gjatë vitit 1973 e vonë; sidoqoftë, bënte shumë përshtypje fakti se rallëkush nga pranishmit, për mos thënë kurkush, nuk përfitoi nga situata, e bënte kritika direkte, apo ca keq akuza ndaj drejtuesve tanë rinisë! Natyrisht, si dhe ata vetë, pranuam se kishim gabuar, nukishim treguar vigjilentë, kishim mbivlerësuar luftën kundërkonservatorizmit dhe kishim nënvleftësuar atë kundër liberalizmit( sepse Partia kishte porositur bëhej kujdes dy ishin njëlloj rrezikshëm.) Kuptohet se atë kohë ne nuk kishim as shansin, as luksin dhe as  informacionin e dukur bënim analiza thellura e ca pak objektive, aq tëpër sipas standardeve sotme.  Po sa e sa kuadro dhe intelektualë tjerë devotshëm u dënuan, internuan dhe përjashtuan nga Partia dhe nga puna e u degdisën  burgjeve apo kampeve famëkeq internimit Spaç, Ballsh, apo Burrel! Regjizori i famshëm Kujtim Spahivogli, ish-partizan, aktor,  njeri i aq i mirë dhe i madh, një idhudh frymëzonte me shpirtin dhe artin e vet! U dënua vetëm e vetëmpse vinte skenë dramat e Fadil Paçramit, krijime artistikeprestigjioze por patën fatin e autorit tyre! Bashkë me edhebashkëshortja e tij, poetja e zjarrtë dhe skenaristja e talentuar e atyre viteve, Vllasova Musta; Jusuf Alibali  dhe bashkëshortja e tij, Adivije Alibali, prima valltarja e Ansamblit tonë Këngëvedhe Valleve Popullore, aktorja 17 vjeçe me bukurinë dhefisnikërinë  saj luajti aq bukur Mamicën mbi kalë tek “ Skënderbeu”! Nuk ke si mos çuditesh kur mëson se dykompozitorë shquar asaj kohe, Llazar Moçka, i dëgjuar përkëngët e tij kanë mbetur përherë reja dhe Kristo Kote u burgosën për ritme tepëruara krijimtarinë e tyremuzikore”!!! Talenti i jashtëzakonshëm Gaspër Çurçia ishte ndërviktimat e tjera fatkeqe; paharuarit Edi dhe Mihal Luarasi, çifti imrekullueshëm artistik i dha aq shumë teatrit dhe artit tonë u burgos dhe internua, duke u rrobtuar punë e kështu me radhë. Vetëm e vetëm se nuk kishin zbatuar parimin e partishmërisëproletare art dhe letërsi, sepse i ishin larguar tabanit popullordhe ishin bërë pré e depërtimit rrymave dekadente borgjeze dherevizioniste. Mjaft shkrimtarë, poetë dhe piktorë rinj u dënuan, internuan ose dërguan për edukim, ndërsa tjerë u pushkatuan. Pak vonë, vitin 1975, vala e kësaj hakmarrjeje përfshiu dhekreun e Ministrisë Arsimit,Thoma Deljana. E kam dëgjuar ngaafër disa seminare rinia atë kohë organizonte me zyrtarë lartë dhe takimi me si atëhere dhe vonë, ka lënëshumë mbresa. Një burrë zotni, fisnik, trupmadh, ish-partizan vinte nga një familje euridite elbasanase, me disa gjuhë huaja, me një   ngrohtë dhe frymëzues. Bashkë me zëvendësit u viktimë e 15 Marsit, duke e internuar Sinanajn e largët Tepelenës, për arsye askush nuk mund t’i shpjegojë, ca pakt’i justifikojë.  

Tani kanë kaluar dekada dhe jemi gjendje bëjmëvlerësime gjakftohta dhe pjekura, mund ta themi pa frikë se këta njerëz ishin tepër social – demokratë, ata shumë pakkishin bënin me komunizmin, por ai u «  ra për hise « Ata dhe tjerë si ata u zëvendësuan shumtën e rasteve nga njerëzme prirje konservatore fare pak, për mos thënë aspak, kishin përbashkët me prirjet emancipuese kohës. Kështu, nga kreu iRTVSH-, pas dënimit Todi Lubonjës, u largua dhe zëvendësjae tij,Nefo Myftiu,drejtuese profesioniste e vlerësuar nga bashkëpuntorët e saj dhe njerëzit e artit( ishte gruaja e Manush Myftiut, ish-antarit Byrosë Politike dhe Sekretarit Parë PPSH- Tiranës) Vendin e saj e zuri një i ardhur nga klasapuntore, zor se kishte bënte me artin dhe kulturën. krye rinisë erdhi Jovan Bardhi, njeri patriot, shumë i përkushtuar, energjik, ish-Kryetar Kooperative, por shumë larg frymës rinisë, madje dhe moshës saj ( ishte  mbi 50 vjeç.) Kam paturrastin jem shumë mbledhje me dhe takime me delegacione huaja rinie dhe them drejtën gjithë ishim sime droje; mungonte komunikimi i dikurshëm dhe ndiheshim rezervuar. Filloi një tërheqje e rinjve dhe aktivistëve nga punëte rinisë, sepse ajo atëhere bëhej vërtet mbi baza vullnetare, me pasion dhe pa ndonjë përfitim, sidomos material. Ndaj, nuk kaloishumë kohë dhe   vonë ai vetë e kuptoi dhe u largua pas pak se dy vitesh, për t’ia lënë vendin Lumturi Rexhës; një zonjë e vërtetë, moderatore dhe e ekuilibruar, bënte për vehte me natyrën e saj modeste dhe komunikuese. vitet 1973 – 1975, ajo ishte Komandante e Shtabit Qendror Hekurudhës Elbasan – Përrenjas, ndaj dhe i shpëtoi valës  antiliberale. Universitet, Agim Meron e zëvendësoi Perikli Prifti, inxhinier nafte, i shquar shuarjen e zjarreve disa puse Fier, por  pedant dheautokrat i paparë, i papërshtatshëm për rininë dhe studentët dhe ipapranueshëm për frymën akademike. Pas disa incidenteve u largua dhe ai vetë pas as dy vitesh.  

Dihet tashmë fati i zi i liberalëve tanë. Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja u dënuan me 25 vite burg dhe u liruan vetëm  në agimin e demokracisë, duke qëndruar gjithsesi dinjitozë deri ditën kur mbyllen sytë. Një fat të tillë patën edhe shokë dhe bashkëpuntorë të tyre të artit dhe kulturës. Ndërsa Agim Mero, që nuk kishte asnjë lloj mëkati, fillimisht u ul në detyrë, u çua në Laç por dhe atje dashakeqësit e tij politikë vijuan «  gjuetinë” e shtrigave, duke e përjashtuar për «  mustaqet e Çelos «  edhe nga Partia. Të tre treguan një qëndrim dinjitoz dhe shembullor, duke u qëndruar besnik bindjeve të tyre të vërteta liberale social –demokrate. Elektorati laçian e votoi atë si deputet më 1992; ai u bë dhe Ministër i Tregtisë së Brendshme. Ashtu ka mbetur përherë dinjitoz, i thjeshtë dhe modest, me po atë karakter dhe etikë, pavarësisht  nga rrebeshet e kohës.

Edhe tani tani, 40 vjet më vonë, ne shihemi dhe takohemi me respekt e nostalgji pozitive me shokët dhe miqtë e rinisë të asaj kohe. Që të jem realist, disa dhe “ kanë bërë firo” apo  “ u ka marrë koka erë”, duke tradhtuar vehten dhe vlerat e tyre. Por shumica dërmuese kanë mbetur qytetarë të respektuar. Mjaft prej tyre janë personalitete të nderuara, politikanë, deputetë, ambasadorë, profesorë, poetë, shkrimtarë, studiues, historianë, artistë e publicistë të shquar.

Për ironinë e rregjimit të atëhershëm, si disa prej këtyre  ish-kuadrove të rinisë, ashtu dhe shumë artistë, muzikantë, shkrimtarë, dhe qytetarë të tjerë të thjeshtë, që e pakta që mund të thuhet nuk shiheshin me sy të mirë nga njerëzit lart, vetëm  për shkak të “ prirjeve të tyre moderniste në art dhe  muzikë” dhe të tjerë të cilësuar apo dhe të dënuar si “liberalë” dhe “ armiq “ të shtetit, sot janë ndër mbrojtësit e flaktë e të devotshëm të Atdheut, kontribues cilësorë të artit, muzikës dhe kulturës sonë tradicionale, moderne dhe të kultivuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb