TIRANË

Gazetarja e “BalkanWeb” dhe e “News24”, Klodiana Lala ka rrëfyer përjetimet e saj teksa ka ndjekur nga afër operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura, në Thumanë dhe në Durrës. E ftuar në  emisionin “Kjo Javë”,  Lala tha se  ajo që është trishtuese  lidhet me faktin se forcat tona operacionale, por edhe Policia kanë mungesë të theksuar në pajisje dhe në logjistikë.

“Ne gazetarët kemi qenë të kujdesshëm për të mos dhënë identitetet pasi mund të shkaktonim një traumë të jashtëzakonshme. Fokusi i parë ishte se sa viktima do të ishin. Kishte shumë tension, policia filloi të largonte njerëzit. Kam ndaluar në një tjetër banesë pesë katëshe, e vila ishte zhytur e gjitha në tokë, por nuk kishte pasur fatmirësisht persona. Pastaj shkova tek Ish-Këneta tek familja Lala. Forcat shqiptare  kanë vetëm uniformën pasi kanë mungesë mjetesh.  Ne nuk kemi asnjë kamera. Erdhën ekipet e huaja, të cilat dedektonin trupa nën rrënoja. Duhet të rikthehet këtu vëmendja.  Nëse nuk do kishin ardhur ekipet e huaja, do të kishte zgjatur shumë më shumë ankthi  i familjeve të prekura”-tha gazetarja Lala.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: