Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë Righter ka tronditur Shqipërinë, ndërsa ka shkaktuar edhe viktima të shumta.

Situata më e rëndë paraqitet në zonën e Durrësit dhe të Thumanës. Pikërisht në Durrës, në zonën e ish-Kënetës, sapo është nxjerrë nga rrënojat trupi i pajetë i një viktime.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se viktima është anëtare e familjes Lala. Kjo familje ka shumë anëtarë që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit shkatërrimtar.

Po ashtu, nga terreni raportohet se janë ende 5 trupa nën rrënoja në ish-Kënetë. Ministria e Mbrojtjes njoftoi para pak çastesh se zyrtarisht kanë ndërruar jetë 28 vetë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb