Prej dy ditësh vendi ynë po përballet me reshje të dendura shiu, ndërkohë që në disa zona situata është problematike.

E tillë është dhe situata në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku shumë banesa janë nën ujë. Një banor i prekur nga përmbytjet, përveç hallit që e ka zënë pasi uji i është futur në banesë, nuk i kursen as kritikat dhe ironitë për partitë politike.

“S’kam ku futem, kam dalë nga shtëpia në orën 1 të natës. Do fle këtu përjashta. Do mbledh votat për partinë që të vinë të më pastrojnë kanalin. Hera e parë që më bëhet shtëpia kështu, kam 28 vite këtu. Vjet u bllokua kanali”, tha ai për Klodjana Haxhiajn, gazetaren e News24 dhe BalkanWeb.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb