Bashkia e Vorës kishte thirrur sot një mbledhje me banorë që iu dëmtuan shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, por gjatë diskutimeve ka plasur sherri.

Siç shihet edhe në një video të siguruar nga “BalkanWeb” e xhiruar brenda mbledhjes banorët kanë pasur ankesa dhe nuk kanë munguar tonet e larta të zërit.

Vora është një nga zonat e prekura nga tërmeti. Sipas drejtuesit të Bashkisë Vorë, pas dëmtimeve të tërmetit të 26 nëntorit janë regjistruar 2499 aplikime, ku 877 marrin bonus qiraje, 400 jetojnë në çadra dhe 10 janë kontejnerë familjarë me sipërfaqe 30 metra katror.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: