Një zyrtar ukrainas ka njoftuar se një sulm me dron u krye në një rafineri të rëndësishme ruse në rajonin Ryazan, e cila ndodhet në perëndim të Rusisë, pothuajse 500 kilometra larg kufirit ukrainas.

Sulmi ukrainas ndodhi në një kohë të tensioneve të Kievit me Uashingtonin, i cili thuhet se ka kritikuar sulmet e Ukrainës ndaj impianteve energjetike në tokën ruse në muajt e fundit, duke kërkuar që të ndalen.

Mediat ruse raportuan se janë dëgjuar shpërthime dhe se ka rënë zjarr në rafinerinë në pronësi të gjigantit rus të naftës Rosneft, e cila qarkullon një sasi prej 17 milionë tonë naftë në vit.

Guvernatori i rajonit, Pavel Malkov ka konfirmuar përmes Telegramit se është kryer një sulm me dron, por nuk ka dhënë detaje të tjera, duke specifikuar se sipas të dhënave paraprake nuk ka viktima.

Ndërkohë, Rusia ka vënë në shënjestër sistematikisht objektet e infrastrukturës energjetike në Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb